OKB dhe Franca, ndihma për Shkodrën
270 mijë dollarë
OKB ka dhënë 270 mijë dollarë ndihmë për zonat e përmbytura pas thirrjes së qeverisë për mbështetje. Gulden Turkoz-Cosslett, Koordinatorja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri deklaroi: “Kemi parë frymën e solidaritetit me të cilën qeveria dhe institucione të tjera po i përgjigjen kësaj situate, përfshi mbështetjen e dhënë në kohë nga komuniteti ndërkombëtar. Kombet e Bashkuara i bashkohen përpjekjes mbarëkombëtare për të tejkaluar këtë kohë të vështirë. Pas konsultimeve të ngushta me qeverinë dhe anëtarë të tjerë të komunitetit ndërkombëtar, Kombet e Bashkuara në Shqipëri kanë vendosur të kontribuojnë 270,000 dollarë në mbështetje të përpjekjeve të qeverisë për t’iu përgjigjur kësaj emergjence. Ambasadorët e Francës dhe Austrisë ishin mbrëmë në aeroportin “Nënë Tereza”, ku pritën ndihmat nga këto dy vende. Austria do të dhurojë 8 gjeneratorë, 5 pompa të kapacitetit të lartë dhe Franca do të dhurojë 11 pompa të kapacitetit të lartë. Ndërkaq, edhe qeveria franceze ka dhënë dje një mbështetje me mjete ndihmëse. Në një deklaratë të ambasadës franceze në Tiranë theksohet se “Franca dëshiron t’i shprehë qeverisë dhe popullit shqiptar mbështetjen dhe solidaritetin e saj. Në këtë kontekst, në bashkëpunim të ngushtë me MIC dhe Austrinë, Franca dëshiron të shprehë në mënyrë konkrete solidaritetin e saj, duke dërguar për zonat e përmbytura disa gjeneratorë dhe pompa uji.
#