E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasen me autobusin, një vdes

 

LIBRAZHD - Një autobus i linjës Prishtinë-Durrës është përfshirë në një aksident mesditën e djeshme, në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas, me një mjet tip “Audi” me targë të Laçit. Vetura mësohet se drejtohej nga 49-vjeçari Afim Neziri, i cili udhëtonte drejt Tiranës, ndërsa në timonin e autobusit ishte Shkëlzen Xhafa nga Mitrovica. Përplasja mes dy mjeteve ka shkaktuar vdekjen e pasagjerit të veturës, Ibrahim Samuni, ndërsa dy drejtuesit e mjeteve kanë pësuar lëndime. Sipas policisë, në autobus ndodhej vetëm shoferi dhe një person tjetër, çka ka shmangur pasoja më të rënda për udhëtarët. Ndërkohë, në afërsi të Shkëmbit të Kavajës, një adoleshente u përplas nga treni i linjës. Ajo po tentonte të kapërcente hekurudhën, por pa mundur të arrinte në kohë. Vajza 17-vjeçare ndodhet në spital, në gjendje të rëndë për jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›