Durrës, merren 160 diplomat e para
DURRES - Në ditëlindjen e tretë të tij, Universiteti i Durrësit, jo vetëm që ka prodhuar 160 të diplomuarit e parë, por ka projektuar edhe zgjerimin deri në Peshkopi, qytetin në të cilin do të ngrihet filiali i parë i “Aleksandër Moisiu”-t. Kryeministri Sali Berisha ka mbështetur publikisht idenë e Rektoratit për filialin në veri të Shqipërisë, aty ku veç Shkodrës nuk ekziston asnjë universitet tjetër. Por veç kësaj kreu i qeverisë, duke u ndalur tek kërkesat e vazhdueshme të komunitetit për mjekë ka kërkuar nga Rektorati i Durrësit edhe çeljen e Fakultetit të Mjekësisë. Aktualisht në UAMD studiojnë 3600 studentë, të ndarë në 22 degë dhe 4 fakultete. Me hapjen e Fakultetit të Mjekësisë do të shkonte në 5 numri i fakulteteve të universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit. o.u