E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplaset 5-vjeçari, kur po kalonte rrugën

 

TIRANE - Një fëmijë 5-vjeçar është përplasur nga një automjet teksa po tentonte të kalonte në anën tjetër të rrugës në Kamëz.  Aksidenti ndodhi dy ditë më parë tek mbikalimi i kthesës së Kamzës në Tiranë kur 61-vjeçari, i cili ka qenë duke drejtuar automjetin tip “Benz”, me targë TR 0271 I, ka përplasur këmbësorin e mitur me iniciale A.H., 5-vjeç. Sipas burimeve nga policia mësohet se në momentin që i mituri është përplasur nga makina, po kalonte rrugën me trafikndarës nga i krahu i majtë në krahun e djathtë. I mituri është dërguar menjëherë në Spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit Abdulla Çelepia si shkaktar të ngjarjes. Pas verifikimeve të kryera në vendin e ngjarjes, dosja mësohet se është referuar në polici me akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›