Familjarët e viktimave të Gërdecit: Avokatë të huaj për në Strasburg
Me ndihmën e disa ambasadave të huaja në Tiranë, trashëgimtarët e viktimave të Gërdecit do të padisin shtetin shqiptar në Gjykatën e Strasburgut, për shtyrjen e njëpasnjëshme të procesit gjyqësor dhe të ndarjes së çështjes. Një grup prej 10 avokatësh po përgatisin dokumentet, që çështja të merret në konsideratë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Mësohet se në grupin e juristëve do të marrin pjesë edhe avokatë ndërkombëtarë, të njohur për çështje të tilla, çka do e bënte padinë të kalonte në shqyrtim në Gjykatën e Strasburgut. Disa ditë më parë, familjarët e viktimave të tragjedisë kanë zhvilluar disa takime me përfaqësues të ambasadave të huaja të akredituara në Tiranë. Qëllimi i takimeve ka qenë zgjidhja ligjore që përgjegjësit për ngjarjen e 15 marsit 2008 të marrin dënimin e merituar. Nga ana e ambasadave të huaja, është rënë dakord që familjarët dhe grupi i avokatëve që i përfaqëson të marrin kontakte me disa avokatë të mirënjohur ndërkombëtarë, të cilët do të japin asistencën juridike në fushën e çështjeve të tilla. Nga të dhënat e para mësohet se grupi i avokatëve do të gjejë raste të ngjashme që kanë ndodhur në Europë dhe mbi bazën e precedentëve të tillë do të tentojnë që padia në Gjykatën e Strasburgut të merret në shqyrtim dhe të vendoset një gjykim i paanshëm i ngjarjes së rëndë, ku humbën jetën 26 persona dhe qindra të tillë u plagosën.
Kundër Kushtetueses
Grupi i avokatëve që mbron interesat ligjore të viktimave të Gërdecit do të realizojë në javët pasardhëse një padi në Gjykatën e Strasburgut, pasi Gjykata Kushtetuese shqiptare refuzoi të kalojë në shqyrtim një ankesë të tyre, duke e cilësuar një vendim të ndërmjetëm atë të Gjykatës së Lartë për ndarjen e dosjes së Gërdecit. Dosja u nda nga Gjykata e Lartë në dy pjesë, nga e cila Mediu u gjykua në shkallën më të lartë të gjyqësorit, për shkak të funksionit të tij si ish-ministër, ndërsa 28 të tjerët nga Gjykata e Shkallës së Parë në kryeqytet. Në vendimin e saj, Gjykata e Lartë nuk legjitimoi si palë familjet e të dëmtuarve, ndërsa pikërisht kundër këtij vendimi përfaqësuesja ligjore e këtyre familjeve, Blerta Kraja, ankimoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin që u refuzua për t‘u kaluar në seancë penale nga Gjykata e Lartë. Pas këtij vendimi, mundësia e vetme që procesi të marrë zgjidhje ligjore është nisja e aplikimit pranë Gjykatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Pikërisht këtë rrugë pritet të ndjekin edhe familjarët e përfaqësuar nga avokatja Blerta Kraja dhe tashmë me ndihmën e avokatëve të huaj. Në vendimin e Kolegjit, Gjykata Kushtetuese shprehet se ndodhet përpara një vendimi të ndërmjetëm, që nuk ka të bëjë me një gjykim përfundimtar dhe në këto kushte, kur gjykata nuk e ka nisur hetimin gjyqësor, pretendimet e kërkuesve nuk gjejnë pasqyrim në aktet e kësaj çështjeje. Ajo pohoi se tashmë po punonte për të dërguar çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Ndërkaq, lidhur me ndarjen e dosjes, Kraja pohoi se ky veprim krijon precedentin për prodhimin e dy vendimeve të ndryshme për të njëjtin proces.
26 kallëzime
Ekspertët juridikë, analistë dhe avokatët e trashëgimtarëve të viktimave të Gërdecit, me pjesëmarrjen e disa përfaqësuesve të ambasadave të huaja, diskutuan dy ditë më parë mënyrat se si mund të marrin dënimin e merituar personat përgjegjës. Së pari, do të realizohet kërkesa në Gjykatën Kushtetuese kundër vendimit të Gjykatës së Lartë për pushimin e çështjes për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Kërkesa e dytë ka të bëjë me një padi në Gjykatën e Strasburgut kundër moskalimit në seancë nga Gjykata Kushtetuese. Ndërsa strategjia e tretë, por jo nga rëndësia, ka të bëjë me depozitimin në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në Prokurorinë e Tiranës të 26 kallëzimeve të reja për personat përgjegjës, midis tyre edhe Mediu. Të hënën, pranë Prokurorisë së Tiranës, pritet kallëzimi penal ndaj ministrit Mediu, ish-drejtorit, ndaj ish-drejtuesit të MEICO-s, Ylli Pinarit, administratorit të kompanisë "Albademil", shtetasit Mihal Delijorgji dhe kunatit të tij, me detyrë drejtues teknik në fabrikën e çmontimit në Gërdec, Dritan Minxhollit, të cilët do të kallëzohen si shkaktarë të vdekjes së 26 personave. Sipas avokates Blerta Kraja, me kallëzimin që do bëhet në prokurori, do i jepet mundësi e dytë organit të akuzës të rifillojë ndjekjen penale për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për të cilin Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vetëm pak ditë më parë vendosi pushimin e çështjes, për shkak të imunitetit të fituar në zgjedhjet e 28 qershorit në vend.