Adriano, shpresa e Inter
06/03/2005 Duke parë edhe mungesën e Vierit e Rekobës, do të jetë sulmuesi brazilian në majë të sulmit zikaltër
Prej disa javësh, Adriano po i ndjek ndeshjet e Interit si spektator, qoftë për shkak të dëmtimeve, poftë për vendimet e trajnerit Mançini. Edhe ato minuta që ka luajtur, “Perandori” zikaltër pothuajse nuk është dukur në fushë. Por sot, përballë Leçes, do të jetë rasti i tij i madh për t’u rikthyer ai që njohin të gjithë, një prej sulmuesve më të fortë në botë. Përmendet Leçe dhe mendja të shkon te “lumi” i golave, të shënuar dhe të pësuar. Po t’i shtosh Interin, është e lehtë të imagjinosh një ndeshje “të çmendur”, me shumë raste egola. Ndeshja e vajtjes respektoi plotësisht parashikimet, me një 2 : 2 të pabesueshëm, me një “shi” rastesh, sulmesh e kundërsulmesh dhe një Leçe që nuk u dorëzua deri në fund. Në atë kohë Interi luftonte për titull, ndërsa tani është në kërkim të vendit të tretë dhe të besimit të humbur, pas disfatës së dhimbshme në derbi. Pas 10 ditësh është ndeshja e kthimit të Ligës së Kampioneve, me Porton, ndaj një fitore në kampionat do të ishte një përgatitje e mirë. Kundër Portos do të duhet një paraqitje e mirë, pa gabime dhe me Adrianon më të mirë, ndaj për ta bërë këtë gjë, nuk ka më mirë Leçja. Kush më shumë se mbrojtja “çamarroke” e skuadrës së Zemanit mund t’i rikthejë buzëqeshjen e humbur “Perandorit” zikaltër? Mançini fillon në këtë mënyrë operacionin “Adriano-rekuperues”, pasi nga shpërthimi i brazilianit varet shumë e ardhmja e Interit në Evropë. Në krah të tij do të jetë Martins, ndoshta lojtari që i përshtatet më shumë, për lëvizjen e madhe që kryen dhe hapësirat që krijon. Hyrja e brazilianit është e detyruar, pasi Vieri vazhdon të vuajë nga problemet në gju. Sulmuesi do të ulet në stol, por nuk është një problem nëse do të mungojë ndaj Leçes, pasi vëmendja është e përqendruar në takimin ndaj Portos. Më i ndërlikuar është diskutimi përsa i përket Rekobës, i cili vazhdon të dëmtohet rregullisht, megjithëse fushën po e sheh me “teleskop”.