Ronaldinjo: Gjithmonë me Barçan
06/03/2005 Sulmuesi brazilian, Ronaldinjo, ka deklaruar se është i lumtur në Barcelonë, dhe se vetëm ideja e një largimi të mundshëm nga klubi katalanas, është stresuese për atë. “Nuk mendojë për asnjë skuadër tjetër dhe e imagjinoj veten për një kohë të gjatë këtu. Jam me të vërtetë I lumtur”- ka deklaruar ylli i Barçës, gjatë një interviste për një gazetë braziliane, ku dhe ka theksuar se kërkon të fitojë gjithçka me këtë klub. Gjithashtu Ronaldinjo, i cili pas dy javësh do të mbush 25 vjeç, ka siguruar se është i lumtur në Barcelonë “brenda dhe jashtë fushës”. Nga ana tjetër, lojtari është shprehur se spekullimet nuk e shqetësojnë aspak atë, dhe se për momentin po mendon vetëm për skuadrën e tij. “Vazhdoj të jem i lumtur këtu dhe kam një kontratë që skadon në vitin 2008”- konfirmoi Ronaldinjo, i cili mendon se klubi katalans i ka dhuruar suksesin si atij edhe bashkëatdhetarëve Romario, Ronaldo dhe Rivaldo, të cilët kanë shkëlqyer me fanellën e klubit. Sulmuesi brazilian, gjithashtu ka treguar se këtu ai po realizon edhe ëndrrat e tij. “Gjithçka që unë kam ëndërruar kur ishë i vogël, është ajo ku kam arritur sot, ka shtuar ai. Gjithashtu mund të them se nëse nuk do të isha kaq i famshëm, do të isha thjesht një person shumë i stresuar. Nëse për shumë njerëz, vëmendja e vazhdueshme e medias është një shqetësim, për mua është një kënaqësi dhe jam i lumtur kur shkoj në një vend tjetër dhe të gjithë njerëzit të ndjekin vetëm ty”. Ronaldinjo, i cili shpesh është parë në shoqërinë e femrave të bukura, deklaron se nuk ka ndërmend të martohet. “Shpesh iu them njerëzve se jam një person simpatik, i parfumosur dhe i pastër dhe për më tepër jam edhe një tip i këndshëm”- përfundoi ai.