E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roig: Barca e Reali po dëmtojnë futbollin spanjoll

Presidenti i Vilarealit, Fernando Roig, ka kërkuar ndryshime në futbollin spanjoll, që të mos jetë vetëm një shou i Real Madridit dhe Barcelonës.
 

Ky paralajmërim i Roig vjen pasi ekipi i tij u mposht me rezultat 5-0 nga Barcelona, ndërsa Real Madridi mposhti me rezultat 6-0 ekipin e Zaragozas në ndeshjet e javës së parë të sezonit të ri në La Liga.
 

“Kjo është liga që dëshironi. Unë shes lojtarë për të balancuar buxhetet, por të tjerët kërkojnë kredi dhe e marrin atë. Nëse dëshironi që liga të ketë vetëm dy ndeshje të mëdha, atëherë edhe do të ketë vetëm dy ndeshje, por kjo nuk është e mirë për futbollin. Unë jap tre deri në katër vite. Ose kjo të ndryshojë ose ne e vrasim futbollin spanjoll. Ne kishim oferta për Giuseppe Rossin dhe Nilmar, por largimet e tyre do ta kishin dobësuar ekipin. Dallimet ekonomike janë ato që çojnë te kjo”, ka thënë Roig.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›