E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Berisha, pjesë e kualicionit të turpit

Kreu i PS Edi Rama, pas përfundimit të tryezës së "Opozitës së Bashkuar" hodhi akuza të rënda ndaj kryeministrit, ndërsa në varrimin e viktimës së katërt të demostratës së 21 janarit, Sali Berisha lëshoi “vrer duke bërë presion ndaj Prokurorisë dhe medias”.
 

“Në ditën e varrimit të viktimës së katërt, Saliu i pari i kualicionit të turpit, nuk resht të bëjë korrupsion. I pari i kualiciont të turpit, shfrytëzoi vdekjen e demostruesit të katërt, duke lëshaur vrer kundër Prokurorisë dhe shtypit, dhe njëkohësisht duke na bërë përgjegjës se vrasjen e 21 janarit e bëri opozita. Sot Saliu na tregoi se sa e drejtë është largimi i këtij kualicioni të turpit”.
 

Ndër të tjera, kreu i opozitës theksoi se PS nuk do të ndalet për largimin e këtij kulicioni të turpit, kjo për të vënë në vend drejtësinë dhe zbardhjen e së vërtetës.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›