Obama, kundër Bushit: Pro fondeve për qelizat staminale
Në kundërshtinë e tij të radhës
ndaj politikave të ishpresidentit
Bush, Obama deklaroi
dje se do të lejonte fi nancimin e
kërkimeve të mëtejshme në lidhje
me qelizat staminale embrionike.
Sipas tij, "mrekullitë në mjekësi
nuk ndodhin rastësisht". Në këtë
mënyrë, ai ka përmbushur një
tjetër premtim të fushatës së tij
duke fi rmosur një urdhër ekzekutiv
që pritet të vërë në lëvizje
kërkimin e thelluar shkencor
të asaj që shumë mjekë e konsiderojnë
si kurimi i sigurt për
shumë sëmundje të rënda, duke
filluar nga diabeti te paraliza.
Veprimi i Obamës, zhbën tërësisht
politikën e ish-presidentit,
Bush në lidhje me kërkimet e
qelizave staminale. Obama ka
zhvleftësuar direktivën e vitit
2001 që ndërpriste të gjitha fondet
federale, pra të taksapaguesve
amerikanë për financimin e
kërkimeve të tilla. Bush e argumentoi
vendimin e tij në emër
të mbrojtjes së jetës njerëzore.
Obama e ka hedhur poshtë ligjin
e Bushit. Legjislacioni, ndërkohë,
nuk ndalon kërkimet që fi nancohen
nga fonde jofederale.
Sipas kërkuesve, linjat e reja të
fi nancimeve të organizuara nga
paratë e privatëve gjatë periudhës
që Bush ndaloi fi nancimin nga
shteti, janë më të shëndetshme
dhe i shkojnë më mirë misionit
të shërimit përmes qelizave të
krijuara. Qelizat staminale embrionike
janë qeliza që mund të
shndërrohen në çdo lloj qelize të
trupit. Shkencëtarët shpresojnë
që të zëvendësojnë me to qelizat
apo pjesë të dëmtuara të trupit si
në rastin e sëmundjes së diabetit,
parkinsonit, apo dëmtimeve të
shpinës kurrizore. Obama e konsideroi
vendimin e tij "të vështirë
dhe shumë delikat", duke pasur
parasysh përfshirjen e shumë
emocioneve dhe përjetimeve
njerëzore në rastin e kërkimeve
të qelizave embrionike staminale.
Por deklaroi ai, më në fund
pas shumë dyzimesh vendosi të
mbajë anën e shumicës së amerikanëve
të cilët ishin pro dhënies
së fondeve për kërkime të tilla
në dobi të kurimit të shumë sëmundjeve
që sot nuk gjejnë dot
shërim. Ndër të tjera, ai theksoi
se administrata e tij do të vazhdonte
të mbështeste me forcë dhe
konkretisht kërkimet shkencore
të të gjitha llojeve. "Unë nuk
mund të garantoj gjetjen e kurave
që po kërkojmë, asnjë njeri nuk
mund ta bëjë një premtim të tillë,
por mund t‘ju premtoj se do të
kërkoj në mënyrë aktive dhe me
urgjencë vazhdimin e kërkimeve
për arritjen e më të mirës për
racën njerëzore"
ndaj politikave të ishpresidentit
Bush, Obama deklaroi
dje se do të lejonte fi nancimin e
kërkimeve të mëtejshme në lidhje
me qelizat staminale embrionike.
Sipas tij, "mrekullitë në mjekësi
nuk ndodhin rastësisht". Në këtë
mënyrë, ai ka përmbushur një
tjetër premtim të fushatës së tij
duke fi rmosur një urdhër ekzekutiv
që pritet të vërë në lëvizje
kërkimin e thelluar shkencor
të asaj që shumë mjekë e konsiderojnë
si kurimi i sigurt për
shumë sëmundje të rënda, duke
filluar nga diabeti te paraliza.
Veprimi i Obamës, zhbën tërësisht
politikën e ish-presidentit,
Bush në lidhje me kërkimet e
qelizave staminale. Obama ka
zhvleftësuar direktivën e vitit
2001 që ndërpriste të gjitha fondet
federale, pra të taksapaguesve
amerikanë për financimin e
kërkimeve të tilla. Bush e argumentoi
vendimin e tij në emër
të mbrojtjes së jetës njerëzore.
Obama e ka hedhur poshtë ligjin
e Bushit. Legjislacioni, ndërkohë,
nuk ndalon kërkimet që fi nancohen
nga fonde jofederale.
Sipas kërkuesve, linjat e reja të
fi nancimeve të organizuara nga
paratë e privatëve gjatë periudhës
që Bush ndaloi fi nancimin nga
shteti, janë më të shëndetshme
dhe i shkojnë më mirë misionit
të shërimit përmes qelizave të
krijuara. Qelizat staminale embrionike
janë qeliza që mund të
shndërrohen në çdo lloj qelize të
trupit. Shkencëtarët shpresojnë
që të zëvendësojnë me to qelizat
apo pjesë të dëmtuara të trupit si
në rastin e sëmundjes së diabetit,
parkinsonit, apo dëmtimeve të
shpinës kurrizore. Obama e konsideroi
vendimin e tij "të vështirë
dhe shumë delikat", duke pasur
parasysh përfshirjen e shumë
emocioneve dhe përjetimeve
njerëzore në rastin e kërkimeve
të qelizave embrionike staminale.
Por deklaroi ai, më në fund
pas shumë dyzimesh vendosi të
mbajë anën e shumicës së amerikanëve
të cilët ishin pro dhënies
së fondeve për kërkime të tilla
në dobi të kurimit të shumë sëmundjeve
që sot nuk gjejnë dot
shërim. Ndër të tjera, ai theksoi
se administrata e tij do të vazhdonte
të mbështeste me forcë dhe
konkretisht kërkimet shkencore
të të gjitha llojeve. "Unë nuk
mund të garantoj gjetjen e kurave
që po kërkojmë, asnjë njeri nuk
mund ta bëjë një premtim të tillë,
por mund t‘ju premtoj se do të
kërkoj në mënyrë aktive dhe me
urgjencë vazhdimin e kërkimeve
për arritjen e më të mirës për
racën njerëzore"