Përplasja me policinë për mitingun e PS-së, Veliaj:Policia mos bëhet palë me politikën

Kreu i G99, Erion Veliaj, në intervistë eksluzive për Ora News, lidhur me konliktin me policinë për ndërtimin e skelës së PS-së për mitingun e sotëm, kërkoi që krerët e policisë të shtetit të mos bëhen palë me politikën. "Çdo përpjekje për të vënë blloqe betoni dhe për të privatizuar uniformat blu është e padrejtë", u shpreh Veliaj. Sipas kreut të G99, Berisha nuk di të humbasë me nder dhe të respektojë fjalën e lirë."Nëse ka një kre politik që nuk garanton dot profesionalizimin e vet le të japë dorëheqjen", tha ai.
Ndërtimi i skelës së Partisë Socialiste para Kryeministrisë për mitingun përmbyllës të fushatës ditën e sotme ka shkaktuar përplasje mes krerëve të PS-së, simpatizantë të saj e më vonë edhe me anëtarë të G99. I pranishëm në konfrontimj ka qenë edhe vetë kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. Në orët e para të mëngjesit, deputetit I PS-së, Fatmir Xhafaj ka hipur mbi një nga makinat e ngarkuara me blloqet e betonit për të mos lejuar bllokimin e bulevardit "Dëshmorët e Kom,bit", nga forcat e policisë. Pas veprimit të deputetit, makinat me beton janë larguar nga vendgjarja.
Mitingjet përmbyllëse të PS-së dhe PD-së janë njoftuar sot në orën 18:00.