E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasja mes dy grupeve shqiptare, plagoset klandestini



JANINË – Gjatë një përplasje mes dy grupeve me emigrantë shqiptarë, vetëm pak kilometra larg pikës së Kapshticës, ka mbetur i plagosur një emigrant klandestinë shqiptar. Burimet zyrtare të policisë së Janinës, në shtetin fqinjë bëjnë të ditur se është lënduar me armë zjarri shtetasi N.L., me kombësi dhe shtetas shqiptare. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Janinës, teksa emigranti me një grup shokësh po tentonte të kalonte në mënyrë të paligjshme kufirin shqiptar. Por, disa metra me tej një grup trafikantësh, edhe ata më kombësi shqiptare, po fusnin drejt territorit grek një sasi droge. Duke iu referuar mediave greke, trafikantët kanë menduar se janë përballur me një patrullë policie dhe kanë hapur zjarr ndaj një grupi klandestinësh shqiptar. Për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë shtetasi me inicialet N.L. Kanë qenë shokët që e morën emigrantin shqiptar dhe e kanë çuar në një stan pranë vendit ku ndodhi ngjarja. Pronari i stanit ka lajmëruar policinë greke dhe ambulancën e cila bëri transportin e emigrantit shqiptar. Mësohet se plaga nuk ka qenë e rëndë dhe emigranti ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Janinës. Ndërkaq, policia është vënë në lëvizje për të gjetur trafikantët që për pak desh i morën jetën shqiptarit.

3 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›