E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasje në superstradë, një i vdekur 5 të plagosur

Aksident i dhunshëm në superstradën Elbasan-Librazhd, në afërsi të fshatit Mirakë. Fuoristrada me targë Tr 7444 P, i drejtuar nga Petrit Qosja, 48 vjeç, me banim në Elbasan, është përplasur me automjetin tip Bens me targë El 2184 C, me drejtues Aleksandër Budo, 67 vjeç, banues në Elbasan. Për pasojë ka gjetur vdekjen gjatë transportit për në spital Ibrahim Shabani 38 vjeç, me banim në Mengël të Elbasanit, i cili ndodhej si pasagjer në automjetin tip Bens. Të lënduar rëndë nga ky aksident, veç dy drejtuesve, kanë mbetur edhe shtetasit Sokol Qosja 17 vjeç, Ervis Kraja 17 vjeç dhe Fatjon Bosnjaku 17 vjeç, me banim në Elbasan, të cilët ishin udhëtarë në automjetin tip Fuoristradë me drejtues Petrit Qosja. Në vendin e ngjarjes shkoi policia dhe grupi hetimor. Pas kryerjes së veprimeve, grupi hetimor ka arritur në konkluzionin paraprak se shkak i aksidentit ka qenë dalja në kah të kundërt e automjetit me targë TR 7444 P, i cili po udhëtonte nga Tirana në drejtim të Librazhdit. Megjithatë, rol në këtë aksident duket se ka luajtur terreni i rrëshqitshëm për shkak të motit me lagështi. Prokuroria Elbasan ka ngritur akuzën e “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”. F.S.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›