Skandali i parlamentarëve britanikë. Ja projektligji i ri që mund tÊi burgosë
Parlamentarët që do të thyejnë
rregullat mund të përballen
me një vit burg. Kjo
është një nga pikat e një rregulloreje
të re për parlamentarët
britanikë që pasoi skandalin e
shpenzimeve që tronditi gjithë
vendin. Në shkeljen e rregullave
futet dëshmia false për shpenzimet,
mosregjistrimi i interesave
të ndryshëm të përfi tuar, apo thyerja
e rregullave të tjerë të vegjël.
Skandali i fundit që nxori "jashtë
loje" shumë anëtarë të Parlamentit
si të Partisë Laburiste, ashtu
edhe të asaj Konservatore, dhe
anëtarë të kabinetit qeveritar
bëri që ligjvënës të ndryshëm
të mendonin rrugëdalje për sa
i përket të ardhmes. Kështu ka
pasur shumë propozime për
rregulla e ligje të reja që do të
dënojnë çdo parlamentar që do
të bëjë shkelje, shmangie nga
ligji apo do të abuzojë me të drejtat
e tij dhe do t‘i kanalizojë ato
për përfi tim personal. Disa nga
propozimet e bëra për parandalimin
e abuzimeve të tilla kanë të
bëjnë me krijimin e një autoriteti
të posaçëm e të pavarur të standardeve
për parlamentarët që do
të merret vetëm me mënyrën e
shpenzimit të parave nga ana e
deputetëve. Nëse një variant i tillë
do të aprovohet, atëherë Ligji i Ri
i Standardeve të Parlamentit do t‘i
etiketojë menjëherë si çështje penale
të gjitha shkeljet dhe abuzimet
e qëllimshme dhe deputetët
mund të dënohen me burg, ose
me gjoba shumë të rënda.
rregullat mund të përballen
me një vit burg. Kjo
është një nga pikat e një rregulloreje
të re për parlamentarët
britanikë që pasoi skandalin e
shpenzimeve që tronditi gjithë
vendin. Në shkeljen e rregullave
futet dëshmia false për shpenzimet,
mosregjistrimi i interesave
të ndryshëm të përfi tuar, apo thyerja
e rregullave të tjerë të vegjël.
Skandali i fundit që nxori "jashtë
loje" shumë anëtarë të Parlamentit
si të Partisë Laburiste, ashtu
edhe të asaj Konservatore, dhe
anëtarë të kabinetit qeveritar
bëri që ligjvënës të ndryshëm
të mendonin rrugëdalje për sa
i përket të ardhmes. Kështu ka
pasur shumë propozime për
rregulla e ligje të reja që do të
dënojnë çdo parlamentar që do
të bëjë shkelje, shmangie nga
ligji apo do të abuzojë me të drejtat
e tij dhe do t‘i kanalizojë ato
për përfi tim personal. Disa nga
propozimet e bëra për parandalimin
e abuzimeve të tilla kanë të
bëjnë me krijimin e një autoriteti
të posaçëm e të pavarur të standardeve
për parlamentarët që do
të merret vetëm me mënyrën e
shpenzimit të parave nga ana e
deputetëve. Nëse një variant i tillë
do të aprovohet, atëherë Ligji i Ri
i Standardeve të Parlamentit do t‘i
etiketojë menjëherë si çështje penale
të gjitha shkeljet dhe abuzimet
e qëllimshme dhe deputetët
mund të dënohen me burg, ose
me gjoba shumë të rënda.