Përpunohet në 2 ditë 6500 ton mall
04/05/2011 Anijet, me plehra për bujqësinë
DURRES- Dy anije të mbushura me plehra për bujqësinë janë përpunuar në një kohë shumë të shkurtër në portin e Durrësit. Autoriteti Portual në Durrës bënë të ditur se anijet “Makbule Ana” me 3200 ton ure dhe anija “Berkay N” me 3250 ton të tjera ureje janë përpunuar në një kojë rekord. Dy elektrovinça kanë punuar me orar të zgjatur, duke mundësuar lirimin shumë të shpejtë të kalatës. Të dy anijet janë ankoruar në portin e Durrësit, në terminalin e përpunimit, në një interval disaorësh njëri pas tjetrit. Tani malli përpunohet nga hambari anijes drejt në mjetin e transportit, i cili e dërgon në destinacion ose në magazinën, ndërsa sheshi qëndron i lirë për të mos penguar procesin zinxhirë. Në 4 muajt e parë të këtij viti janë përpunuar 32 mijë ton plehra për sektorin e bujqësisë, ndërsa vitin e kaluar është përpunuar 49 mijë ton plehra. Tërë sasi në 6500 ton është marrë nga hambarët e transportuar në kamion në më pak se 48 orë duke liruar kalatën dhe duke ulur koston e shpenzimeve. Porti ka bërë të ditur se një nga politikat e saj është edhe ajo e uljes së kohës së përpunimit duke bërë të mundur mbajtjen sa më pak të anijeve në kalatë. Kjo rrit sasinë e përpunimit të mallit duke e bërë Durrësin port të lakmuar.
Xh. G.