Basha: Zhvillimi i Tiranës do të nisë nga lagjet e saj
04/05/2011 Kandidati i mazhorancës takime me banorë të njësisë nr. 2 dhe 8
Kandidati Lulëzim Basha, përfaqësues i mazhorancës në garën për kryesimin e Bashkisë së Tiranës, në vijim të takimeve elektorale u ndal dje në njësitë bashkiake numër 2 dhe 8. Kandidati Basha u njoh nga afër me problemet jetike të banorëve të këtyre zonave. Ndërkohë që veç njohjes me këto probleme, Basha sqaroi banorët dhe lidhur me mënyrat se si do të bëhet e mundur zgjidhja e tyre, pas ardhjes së tij në krye të bashkisë së kryeqytetit. Pasi dëgjoi me vëmendje të gjitha ankesat e banorëve në një nga lagjet e njësisë bashkiake numër 8, Basha garantoi ndryshimin e situatës aktuale në këtë zonë. “Të jeni të sigurt që do bëj gjithçka për të kthyer jetën dinjitoze për secilin prej jush dhe vlerën e pronës së gjithsekujt këtu. Në planin e ri urbanistik do merret e gjithë njolla e zonës dhe çdo pronari, çdo centimetër katrorë do t’i vlerësohet dhe shumëfishohet vlera në mënyrë proporcionale. Jo një pronari t’i bjerë pallati, dhe një tjetër të jetojë në lagështirë. Zhvillimi i Tiranës do të nisë nga lagjet e Tiranës”, vuri në dukje kandidati demokrat gjatë fjalës së tij. Gjithashtu, po gjatë ditës së djeshme, Basha zhvilloi takime me banorë të njësisë bashkiake numër 2, ku u njoh me zhvillimin pa plan të kësaj zone. Pallate të ndërtuara aq pranë njëri-tjetrit, sa është e pamundur të hyjë zjarrfikësja apo ambulanca. Madje, vetë banorët nga ana e tyre i bënë me dije kandidatit të mazhorancës faktin se në këtë lagje mungojnë trotuaret, hapësirat e gjelbra, pastrimi, edhe pse bashkia mbledh çdo taksë. “Duke filluar nga data 9 maj do të kthejmë normalitetin siç e dimë ne. More taksën, jep shërbimin, përndryshe mos paguaj taksë”, u shpreh Basha. Gjithashtu, ndalur në një tjetër problem të kësaj zone, Basha theksoi se “do të nisim me përparësi projektin e kanalizimit të ujërave të zeza të Tiranës. Do ta marrë bashkia përgjegjësinë, ju siguroj që do ta nisim me lagje si këto”. Megjithatë, dhe gjatë këtyre takimeve, kandidati demokrat ka hasur shqetësimin permanent të banorëve, atë të hipotekave. Kështu, edhe pse kanë pasur fatin që në pronat e tyre të ndërtohen pallate, banorët kanë shprehur shqetësimin e mungesës së hipotekave. Për këtë arsye, Basha i garantoi banorët e kësaj njësie dhe të gjithë Tiranës se brenda 6 muajsh, deri më 15 nëntor të këtij viti, ky problem do të marrë zgjidhje.
Takimi
Banorët e njësisë bashkiake numër 8 dhe asaj numër 2 në Tiranë kanë denoncuar dje abuzimin me pronat dhe moslejimin e zhvillimit të saj, gjatë bashkëbisedimit që patën me kandidatin për kryetar bashkie në Tiranë, Lulzim Basha. Sipas tyre, bashkia dikujt i ka dhënë leje për të ndërtuar pallate shumëkatëshe, e të tjerëve as për të riparuar shtëpitë e tyre, që janë në prag shembjeje. Banorët kanë shprehur shqetësimin edhe për infrastrukturën rrugore, punësimin, etj. Ndërkohë që nga ana e tij, kandidati i mazhorancës ka garantuar se projekti i tij për zhvillimin e Tiranës nis pikërisht nga lagjet dhe se do të respektohet dhe vlerësohet drejt prona e gjithsecilit.