E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përrenjas, qentë e rrugës plagosin 10-vjeçaren

Gazeta Shqip

Në qytetin e Përrenjasit për të disatën herë qentë e rrugës kanë sulmuar qytetarët, duke u bërë kërcënim serioz për jetën e tyre. Këtë fundjavë një 10-vjeçare është kafshuar nga qentë e rrugës, por fatmirësisht, ajo është shpëtuar nga pronari dhe klientët e një lokali pranë të cilit ndodhi ngjarja e pazakontë. E mitura është mjekuar në spitalin rajonal të Elbasanit, ndërkohë që prindërit e saj kanë bërë denoncim pranë organeve kompetente. Nga ana tjetër, mjekët thanë se aktualisht vajza e vogël është jashtë rrezikut për jetën, megjithatë, plagët janë të rënda. Pak kohë më parë, Kryebashkiaku i Përrenjasit Bajazit Karriqi, i kërkoi Këshillit Bashkiak që të merrej një vendim për ekzekutimin e qenve të rrugës. Por, një propozim i tillë u kthye në një debat mes pushtetit vendor dhe shoqatave të mbrojtjeve të kafshëve. Edhe se të gjithë ishin për mbrojtjen e kafshëve, deri më sot nuk është marrë asnjë masë për izolimin e tyre, por mbeten kërcënim serioz për çdo qytetar.

Përrenjas, qentë e rrugës plagosin 10-vjeçaren burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›