E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përreth botës me rrëfenja

 

Përmes një narracioni të thjeshtë, por të plotë, shkrimtari Ylli Xhaferri, vjen tek lexuesi me librin e fundit "Dengu i Shpresës". Pas një udhëtimi në botën e prozës, të përpunuar apo asaj më të shkurtër, si edhe poezisë lirike, Ylli Xhaferri i vjen lexuesit me një libër publicistik, me reportazhe, komente dhe analiza. Në librin voluminoz "Dengu i Shpresës", ka përmbledhur reportazhe, tek të cilat spikasin sjellja e fotografuar e realitetit të fshatrave dhe qyteteve shqiptare. Me librin tjetër "Botë përrallash dhe legjendash", ai na vjen në pozicionin e shqipëruesit. Na sjell në shqip një tufë rrëfenjash nga popujt e botës. Një udhëtim nga Skandinavia në Afrikë, apo nga ishulli britanik në Indi, që fton rreth vetes fëmijë e të rritur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›