Belul Hasanbelliu në kujtimet e një jete
Përmes librit "Një jetë që dua ta kujtoj", autori Belul Hasanbelliu sjell për lexuesin një përmbledhje me shkrime historike, kulturore, pedagogjike, por edhe përralla, fjalë të urta, kuriozitete e publicistikë. Si një njeri që i ka kushtuar gjithë jetën e vet arsimit, Belul Hasanbelliu, ka dashur që me këtë libër t'u drejtohej kolegëve dhe nxënësve të tij në vite. Fillimisht ai ofron pak informacion rreth fshatit Imshtë, vendlindjes së tij, numëron vendet e njohura dhe njerëzit e shquar të këtij fshati, për të vijuar me temën e tij të dashur, shkollën. Nuk mungojnë temat me karakter shkencor, arkeologjik e pedagogjik, për të vijuar me faqet letrare dhe ato fotografike.