E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbrëmje me muzikë dhe poezi greke

 

"Duke udhëtuar me Kavafin" titullohej mbrëmja letraro-muzikore, kushtuar poetit të shquar grek Konstandinos Kavafi. Kjo veprimtari kulturore u organizua nga Fondacioni Grek i Kulturës, i cili ka hapur paralelisht edhe ekspozitën "Duke udhëtuar me Kavafin", e cila do të jetë e hapur deri në date 11 Prill 2009, në ambientet e Kolegjit Greko-Shqiptar. Në aktivitetin e zhvilluar në ambientet e Shtëpisë Qendrore të ushtrisë, u shfaqën dy dokumentare, "Kavavi njeri", prodhim FGK me skenar të Jorgos Jakumis dhe "Kavafi poet", prodhim i BBC. U interpretuan poezi të Kafavit nga aktorja Ema Andrea dhe studentë të Gjuhës Greke të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja. Kuarteti "Promos" ekzekutoi për herë të parë në Shqipëri veprën "Suitë Greke" të kompozitorit grek Panos Stelios.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›