E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, Withers: Te ju, tolerancë fetare

SHKODER - Ambasadori amerikan, në vizitën e tij të parë në Shkodër u kushton vëmendje komuniteteve fetare. 

Diplomati John Withers, në takimet e zhvilluara me përfaqësues të tyre ka dëgjuar ankesat për rikthim të pronave. Ky fakt mësohet nga pjesëmarrës në këto takime, pasi ato janë zhvilluar pa praninë e medias. Withers shënoi vizitën e parë në katedralen e Shën Shtjefnit, ku u prit nga famullitari i Shkodrës, Dom Gjovalin Sukaj dhe përfaqësues të tjerë të klerit katolik, të cilët i kanë shpjeguar dhe historinë e katedrales dhe ndryshimet e kryera si pasojë e regjimit. Komuniteti Mysliman ka qenë ndalesa tjetër, ky Withers u prit nga myftiu. Hafiz Ndriçim Sulejmani, ndërsa vizitoi dhe xhaminë e re të Parrucës. Më pas, ambasadori zhvilloi takim me at Aleksander Petanin, kryetar i Komunitetit Ortodoks në Shkodër. Në këto takime, ambasadori ka vlerësuar tolerancën fetare që ekziston në të gjithë Shqipërinë, veçanërisht në Shkodër. Axhenda e diplomatit amerikan vazhdoi me drejtuesit vendorë, si kryebashkiakun Lorenc Lukën, duke i premtuar ndihmë në realizimin e projekteve në fusha të ndryshme.               r.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›