Shijon, festohet në manastir dita e harmonisë dhe paqes
Me qindra besimtarë si dhe banorë të Komunës Bradashesh, kanë festuar të mërkurën 4 Qershorin, datë e shpallur nga Këshilli i Komunës në vitin 2007 si festë zyrtare për banorët.
ELBASAN / ALDO KOZARJA
E quajtur "Dita e Mirëkuptimit dhe e Harmonisë", besimtarë të feve të ndryshme jo vetëm nga Rrethi i Elbasanit, por edhe nga Tirana, Vlora etj., kanë marrë pjesë në pelegrinazhin e organizuar si çdo vit në manastirin e fshatit Shijon të komunës, ku nuk kanë munguar edhe përfaqësuesit e pushtetit lokal. Besimtarët kanë ndezur qirinj, si dhe kanë marrë pjesë në meshën e mbajtur nga at Stavri Cipi, i cili në fund ka bekuar të gjithë besimtarët. Kryetari i Komunës, Sabri Sollaku që çdo vit pret miq nga e gjithë Shqipëria, ka dhënë urimin e tij për këtë ditë duke u shprehur se, "dita e sotme për banorët e Komunës së Bradasheshit, por edhe qytetarët e Elbasanit, është një ditë e veçantë, është ditë e kuptimit, harmonisë dhe e paqes, ditë, e cila është festuar shekuj pas shekujsh pa dallim feje". Më pas, në fushën e fshatit Shijon është zhvilluar një koncert artistik, ku kanë marrë pjesë këngëtarë të njohur të muzikës popullore, si Artjola Toska, Eglantina Toska, etj. Dita e 4 Qershorit, një festë pagane dhe popullore, festohet prej kohësh në fshatin Shijon të kësaj komune, në manastirin e Shën Johan Vladimirit. Në këtë ditë, banorë të komunës, por dhe të ardhur, nderojnë figurën e Shën Johan Vladimirit. Historia e vendbanimit në fshatin Shijon nis rreth viteve 1010-1020, kur që nga Mali i Zi, prifti Shën Johan Vladimiri do të predikonte ritet e fesë ortodokse e më pas ky fshat do të mbante emrin e tij. Ai u vra nga Vladisllavi, mbreti bullgar dhe u varros nga kryepeshkopi i vendit më 3 qershor të vitit 1015 në vendin ku më vonë e ndërtua edhe manastiri. Ky manastir, veç historisë e madhështisë është dhe tregues i një trashëgimie që bën të krenohen banorët e këtij fshati, rreth 11 km larg nga Elbasani. Do të përbënte kjo edhe një rast më shumë për një turizëm kulturor tipik për vetë pozicionin që ka dhe bukuritë që i ka dhënë vetë natyra. Shkrimtarët elbasanas e kanë shfrytëzuar si moment për të zhvilluar Ditët Poetike, ku kanë qenë të pranishëm edhe shkrimtarët e mëdhenj të Shqipërisë, po aq sa edhe artistët e shquar. Ky manastir është shndërruar në një turizëm kulturor me vlera, aq më tepër që aty ndodhet edhe varri i kryepeshkopit të parë shqiptar, At Vissarion Xhuvani që është futur në panteonin e njerëzve të shquar që ka nxjerrë kombi ynë. Festës së Shijonit i janë bashkuar dje dhe prefekti i Qarkut të Elbasanit, dr.Shefqet Deliallisi, si dhe kryetari i bashkisë, Qazim Sejdini.