Fjalimi historik i presidentit Obama në Kairo ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik mbarëbotëror
Nga Orhan ZARSHATI
Fjala e Presidentit Obama në Universitetin e Kairos ka tërhequr vëmendjen e njerëzve të të gjitha feve, në të gjithë botën. Reagimet fillojnë që nga përshëndetjet për një fillim të ri në marrëdhëniet Amerikë-Bota Islame e deri në shfaqjen e skepticizmit për arritjen e diçkaje konkrete, lidhur me ato çfarë tha Presidenti Obama. Nga rripi i Gazës deri në Uashington D.C. e Kabul, thonë analistët, njerëzit e mbajtën frymën duke dëgjuar fjalën historike të Presidentit Obama drejtuar Botës Islame. Unë jam këtu në Kairo për të kërkuar një fillim të ri ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe muslimanëve në të gjithë botën, tha Presidenti Obama.
Natyrisht,që pika më e nxehtë, që u trajtua në fjalimin e Obamas, ishte konflikti ndërmjet Izraelit dhe Palestinës. Për këtë problem Presidenti Obama ishte i qartë, kur tha: E vetmja zgjidhje për aspiratat e të dyja palëve është që të dy shtetet Izraeli dhe Palestina të jetojnë në paqe dhe në siguri. Këtu bije në sy që ai e pranon ekzistencën e Shtetit të Palestinës.
Fjalimi i Presidentit Obama pati reagime të ndryshme nga e gjithë bota.
Në Jeruzalem, Qeveria e Izraelit shprehu optimizëm, edhe pse Kryeministri Benjamin Netanjahu nuk e ka miratuar idenë e një Shteti Palestinez. Lidhur me këtë dhënësi i Qeverisë Izraelite, Mark Regev, tha: Izraeli është me shpresën e deklaruar nga Presidentit Obama, që këto përpjekje do të shpien me të vërtetë në një periudhë të re paqeje dhe pajtimi në Lindjen e Mesme, në një periudhë ku Izraeli do të njihet si Shteti Hebre dhe ne do të mund të jetojmë pa frikën e dhunës dhe të terrorizmit.
Saib Erekat, kryekëshilltar i Presidentit të Palestinës, Mahmud Abaz, tha se ai është optimist përderisa Presidenti amerikan po tregohet miqësor kundrejt popullit palestinez. Tani, unë shpresoj që në muajt e ardhshëm, Presidenti Obama, do të shtrojë një plan real me afate kohore,monitorim dhe mekanizëm për të implementuar dhe për të përcjellur vizionin e të dy shteteve drejt një rruge reale politike, tha Erekat.
Por Mahmud Rahahi, një zyrtar i Hamasit,që është grupi i militantëve islamikë të cilët drejtojnë Gazën, e kritikoi fjalimin e Presidentit Obama si më poshtë: Presidenti Obama i kërkoi Hamasit të ndalojë raketat, ndërsa nuk tha asgjë për 1500 palestinezët e vrarë në invazionin e fundit të Izraelit në rripin e Gazës.
Aliza Herbst, banore izraelite e instaluar në Bregun e pushtuar Perëndimor të Palestinës, tha se fjalimi i Presidentit Obama nuk do të sjellë paqe. Unë mendoj se ne do të ndeshemi, Izraeli në përgjithësi do të ndeshet me një situatë shumë e shumë më të ndërlikuar në komunitetin ndërkombëtar. Situata ke qenë e vështirë deri tani. Unë mendoj se si pasojë e asaj çka ideon Obama, situata do të jetë edhe më e vështirë, tha ajo.
Por Uadir Safi, një profesor në Universitetin e Kabulit, tha se fjalimi i Presidentit Obama jep premtime. Ky profesor bëri një paraqitje të posaçme në Zërin e Amerikës dhe tha: Unë nuk kam dëgjuar deri më sot asnjë president amerikan të flasë kaq qartë dhe kuptueshëm për Islamin.
Në Perëndim, veçanërisht në Bashkimin Europian, fjalimi historik i Presidentit Obama, ka patur një jehonë të gjerë. Kështu kryesuesi i politikës së jashtme të BE-së, Havier Solana,e mburri fjalimin e Obamës dhe tha: Çdokush është ndarë me përshtypje pozitive. Edhe unë mendoj që klima të cilën ngjalli fjalimi është shumë konstruktive dhe pozitive. Tani ne nuk duhet të pranojmë dështimin e saj.
Në Uashington DC, Këshilli i Marrëdhënieve Amerikano-Islamike, u mblodh për të ndjekur fjalimin e Presidentit Obama. Grupi ka qenë kritik ndaj politikave të administratës së ish-Presidentit Bush. Një anëtare e këshillit, Hadije Athman, u tregua optimiste, ajo tha: Mendoj se unë nuk kam qenë asnjëherë më krenare se tani, për presidentin tonë.
Vëzhguesit në të gjithë botën janë të mendimit se fjalimi i Presidentit Barak Obama, do të ketë ndikim të vogël në rast se nuk ndiqet me aksione pozitive në drejtim të përmirësimit të marrëdhënieve të SHBA dhe në përgjithësi të Perëndimit Kristian me Botën Islame. Rëndësi të madhe ka edhe heqja dorë nga përplasja e qëllimshme e qytetërimeve, në mes Botës Kristiane dhe asaj Islame; që sipas opinionistëve dhe eksponentëve më në zë të mendimit islam, deri sot është udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Natyrisht,ashtu siç u theksua, ky është fillimi i përmirësimit të marrëdhënieve në mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Botës Islame. Sfida të reja i presin aksionet që duhet të ndërmerren si nga SHBA dhe Europa Kristiane, ashtu edhe nga vendet islamike për të dhënë ndihmesën pozitive në drejtim të paqtimit të marrëdhënieve në mes një komuniteti,që aktualisht numëron 1,5 miliardë njerëz, siç është Komuniteti Islamik Botëror dhe Komunitetit Perëndimor Judeo-Kristian. Për këtë është i interesuar i githë njerëzimi përparimtar; i cili është i ndërgjegjshëm,që me gjithë ekzistencën e sa e sa organizmave ndërkombëtare dhe mbi të gjtha të Organizatës së Kombeve të Bashkuara me qendër në Nju Jork,deri më sot bota nuk ka gjetur qetësi nga luftërat e ndryshme,.armiqësitë fetare dhe raciale, ksenofobia, terrorizmi dhe mizerja ekonomiko-sociale. Era e Presidentit Barak Obama në krye të shtetit më të madh të botës, nga shumë pikëpamje, tani për tani është premtuese dhe jep shpresa për të ardhmen.