Qyteti bastion që mund të ngjyroset blu-bardhë dhe kuq-portokalli!!!?
Nga Besi BEKTESHI
Vetë dy ngjyrat sportive të Vllaznisë janë kuq e blu. Janë nga ana sportive, apo janë vënë, sepse kështu janë pëlqyer, kjo nuk ka rëndësi, dhe sinjikativi i tyre edhe pse nuk shpjegohet nga të gjithë, pranohet nga të gjithë shkodranët.
Por në politikë!!?
Kur Sali Berisha ka rënë dakord për Proporcionalin Rajonal, pa diskutim që i ka shkuar ndërmend se në Shkodër padyshim do të ketë më tepër deputetë socialistë dhe se ky sistem do të trajtojë të gjithë vendin në rrugën e largimit të bastioneve. Shkodra është në fakt bastioni i fundit në Shqipëri dhe pikërisht ai bastion i PD-së që e ka pësuar në drejtim të investimeve dhe kulturës. Për dy arsye..!E para është arsyeja e një PS-je dogmatike dhe e alarmuar me Shkodrën, që nuk çonte investime në qytetin demokrat dhe e dyta... një PD, e cila me vetëdije në shumë raste nuk pranonte investime në Shkodër, herë për inat dhe herë për të vërtetuar pikërisht jo dashurinë në armiqësi të PS-së. Në fakt brenda qytetit kanë ekzistuar lidhjet morboze midis PS-së dhe PD-së, që kanë transformuar edhe pluralizmin në qytetin i cili e ka përdorur i pari në Shqipëri.
Nuk duhet harruar që në Shkodër, e majta është përdorur për herë e parë në Shqipërinë e cila ishte një idiotizëm bejlerësh dhe bajraktarësh nën një populizëm po kaq idiot gati mesjetar, të një demeko-aristokracie që nuk ishte as me turqit e rinj dhe akoma më keq shumë larg perëndimit. Fillimet e të majtës jo vetëm me Zef Malën dhe komunistin Qemal Stafa, por edhe me grupin e pothuaj të vrarë nga Enveri, janë në Shkodër. Natyrisht që iluminizmi i tyre vjen si pasojë e një stadi të lartë politik si të patriotëve të rilindjes të fortë në shkrime si At Fishta dhe më të butë si don Ndre Mjeda, si nga ndikimi iluminist pjesërisht i majtë i Gurakuqit dhe nga rebelimi gati pa kufi i Migjenit. Në Shkodër ishte terreni fertil për klasën punëtore, sepse vetëm aty ishte më shumicë, por ama kishte edhe terren qytetar dhe aristokratik të vërtetë të klasave të larta dhe si pasojë kishte edhe At Anton Harapi, por edhe Tuk Jakova e më vonë dhe at Zef Pëllumbi, por dhe shumë të majtë, të cilët u vranë njësoj nga Enveri. Janë edhe shumë të tjerë, por bastion si term, Shkodra e ka marrë mbas viteve 90-të për arsye të një vrasje masive të kulturës dhe dishepujve të saj nga regjimi i Hoxhës. Sepse këtë e ka demonstruar fakti i persekutimit të Shkodrës. Në fakt në Shkodër, janë vrarë dhe persekutuar më tepër se në të gjithë Shqipërinë në regjimin gjakatar të Hoxhës, shumë si përfaqësues të klasës së lartë, por edhe të klasës komuniste apo komunistë, që në një farë mënyre në vitin 90-të u arrit bastionimi i qytetit dhe rrethit. Bastion të antikomunizmi qytetin e madh verior e ktheu Enveri dhe disa kriminelë të jashtëzakonshëm të disa krahinave në jugë duke i paragjykuar shkodranët si të ndryshëm dhe veten si komunistë të vërtetë dhe të larë në ar. Së paku deri në vitet 45-49 kanë bërë reprezalje të jashtëzakonshme në Shkodër të tillë xhahilë jo vetëm ndër priftërinj dhe klerin katolik në përgjithësi, por edhe qytetarë të feve të ndryshme në Shkodër, por edhe ndër komunistë që kishin zëmrën e butë dhe nuk duronin të pushkatonin bashkëqytetarët e tyre. Nuk donin këtë masakër ndër bashkëqytetarë dhe kjo tashmë dihet. Për këtë vranë dhe persekutuan shumë kolegë të tyre komunistë shkodranë dhe familje të tilla, sa sot në Shkodër, nuk merret vesh se cila është ajo familje me origjinë të majtë dhe komuniste, që nuk ka ndonjë të persekutuar apo të burgosur dhe të internuar apo qarkulluar dhe dënuar në përgjithësi. Kështu që nga viti 90-të e këtej, PS-ja në Shkodër edhe për fajet e krimet dikurshme të PPSH-së dhe për një farë terrori blu të PD-së si kundërpërgjigje në demokraci dhe disa falangave të saj akoma disi vepruese edhe sot, por kryesisht të një ruralizmi dhe jo dalje në një parti të tipit të lirë dhe intelektuale që duhet të ishte me domosdo si antikomuniste PS-ja e Shkodrës, e majta në qytet u zvogëlua deri në maksimum. E shumica shkuan mbas PD-së. Shumica në votime. Po ti shtojmë kësaj dhe një farë trajtimi të keq si me drita dhe investime deri në 2005-sën, atëherë kuptojmë se një pjesë e madhe e qytetarëve të majtë shkodranë apo atyre që nuk janë me Berishën, as që e kanë vënë tenxheren në zjarr, të dalin në votime. Akoma më keq, ku socialistë deri në lartësi, bashkëpunojnë me PD-në si për biznese dhe përfitime, duke e kthyer Shkodrën në një monstër monopartitizmi, ku PS-ja është vetëm dekor. Sot në fakt është disi më ndryshe. Lorenc Luka është i pari Kryebashkiak i Shkodrës që është më afër me realitetin dhe për herë të parë është kthyer Bashkia e Shkodrës në institucion. Patjetër që është me fat se ka PD-në në pushtet dhe Berisha dhe Topalli kanë sjellë investime (megjithëse jo kaq shumë sa në Vlorë dhe ndonjë qytet tjetër të madh), por ama edhe investime bashkiake janë bërë shumë dhe taksat po ashtu janë mbledhur më shumë. Ka shumë firma (presidentë) si majtas dhe djathtas që akuzojnë në tavolina Topallin se investimet ju ja ka dhënë vetëm tre-katër biznesmenëve dhe shikohen që investimet e mëdha nuk janë përfunduar akoma apo kanë edhe defekte, por....ama ka investime. Partia Demokratike nuk ka ndryshuar në rënditjen e saj ndonjë gjë të madhe në perceptimin e qytetit si kandidatë. Pothuaj asgjë, duke përjashtuar biznesmenin Dibra. Patjetër që është një burrë i urtë dhe i matur dhe në asnjë mënyrë PD-ja, nuk ka bërë keq me këtë zgjedhje. Tre të parët janë vetëm një, sepse si Astrit Bushati familje e dëgjuar qytetare shkodrane dhe që në fillimet me PD-në dhe Arenca Troshani një katapultim në politikë, janë vetëm dekor i Topallit. Vetëm dekor, por që në fakt e kryejnë shumë mirë punën e zonjës kryeparlamentare. Me të dy këto qytetarë të qetësuar të Shkodrës, për më tepër të një përkatësie tjetër fetare, Topalli në fakt është jo vetëm prima si politikane, intelektuale, guximtare, në paraqitje, gojëtare dhe prezantuese, por edhe e sigurtë. Ajo të rinjve të forumit rinor ju tha se do ta bajmë Shkodrën si një Vienë të vogël se sban... dhe kjo padyshim që është një ide e mirë dhe e bukur. Por tha gjithashtu se fitoria e 28 qershorit do të jetë akoma më e madhe se sa e vitit 92....e kjo tani është një llogari e çuditshme, por Topalli është e entuziazmuar nga 10-at që qeveria e Berishës ka marrë dhe ndoshta e kupton të gjithë Shkodrën blu, vetëm blu. Por për tu kthyer te kandidimet demokrate mund të thuhet se Gjok Uldedaj dhe Paulin Sterkaj janë përllogari të PD-së, të bëra në disa drejtime, por që nuk kanë të bëjnë me Shkodrën qytet. Nejse, Edi Rama me rreth 12 takime vetëm vitin e fundit në Shkodër, dhe shumë tjera për këto tre vite, ka mësuar disa gjëra. Ka arritur të kuptojë mekanizmin gjysmë politik dhe gjysmë fetar në Shkodër. Por edhe mekanizmin e nëndheshëm midis PD-së dhe PS-së, që fituese ka nxjerrë gjithmonë PD-në. Ramën e kanë sqaruar me sa duket mirë si qytetarët afër PS-së dhe ato afër PD-së, por që në vite e vite dinë se çfarë bëhet në kulisat shpesh herë, të neveritshme të politikës shkodrane. Rama biles, edhe pse strukturat e PS-së kanë punuar më mirë këtë vit, nuk nxorri asnjë prej atyre që u dukën si kandidatë. As Koplikun dhe as Havizin dhe as Shirokën. Rama vuri në krye një djalë Tirane me baba shkodran, por që me sa duket Rama e ka shumë në respekt dhe dashamirësi. Në fillim Beqja u duk se nuk dinte gjë për Shkodrën, por më vonë u pa se ai di diçka. Në fakt është më mirë të mos dish shumë, sepse je me i drejtpërdrejtë në Shkodër. Tom Doshi dhe Ndue Kola janë për periferitë e Shkodrës nga Velipoja deri në Pukë. Pa i hequr aspak Doshit qënien e tij të një familje super të persekutuar nga komunizmi. Sot Doshin e sulmojnë Bushati dhe të tjerët, por edhe ky i fundit nuk ja përton shumë asnjë personi dhe sulmon fort nga ana e tij. Kurse i katërti i PS-së është Astrit Beci, qytetar Shkodre që ka origjinë si majtas dhe djathtas, i laureuar në Angli dhe mjek okulist, tepër i njohur në qytet dhe fshatra. Në fakt, ai ishte i vetmi që foli për iluminizmin shkodran dhe me të katërtin PS-ja duket e sigurtë për fitore në Shkodër. Por është e