Përse e sheh sot drejtësinë, si të vdekur, z.Rama?
Nuk ka dyshim që drejtësía ka shumë të meta, që korrupsioni është njëra nga plagët e saj, që degradimi i saj u frymëzua nga “mamuthët” socialistë, të cilët e shndërruan korrupsionin në sistem. Se kultivimi i vjedhjes në fenomen galopant ka qenë synim programor i mëkatarëve socialistë, të cilët, veç fitimeve të tyre marramendëse, synonin poshtërimin e demokracisë. Po dhe krijimin e nostalgjisë për komunizmin. Shkurt, ishin këta padrino, të dalë nga “katedrat” e drejtësísë së diktaturës, që nxitnin kështu adhurimin për atë sistem, ku mbretëroi barazia e njerëzve në mjerim. Ishin këta që duke korruptuar drejtësínë, largonin rrezikun e ndëshkimit të tyre dhe hakmerreshin ndaj gjithë atyre, që kërkuan demokrací të vërtetë. Se nuk mund të imagjinohet që të ngrihej demokracía kundër vetes. Nuk mund përfytyrohet të degradonin aspiratat e tyre demokratët dhe martirët e vërtetë. Vetëm dishepujt e xhelatëve, që diktatura i shndërroi në Perëndí, kur ranë në opozitë dhe nuk po gëzonin më privilegjet e pamerituara, që u garantoi kriteri klasor i “ligjshmërísë” komuniste, bënë çmos ta bënin drejtësínë bashkautore në krimin e tyre të madh e antidemokratik të degradimit të shoqërísë. Se, kur drejtësía guxon t’i shpallë këta Zeusa dhe humbës, madje si të ndëshkuar nga elektorati i tyre, mendohet si tërbohet Rama dhe neo-bllokmenët kundër saj. Prandaj, sa më tepër që kjo drejtësí pastrohet, fuqizohet dhe fillon të bëhet e pavarur, aq më të pakënaqur do të ndihen ndaj saj neo-bllokmenët me Ramën në krye. Por, meqë Rama e njeh sentencën e Balzakut: “Kur sulmon qiellin, duhet të marrësh në shënjestër Zeusin !”, akuzon qeverísë edhe për “vdekjen” e drejtësísë. Se na qenka qeveria, që po përpiqet të shërojë të sëmurën me virusin e korrupsionit dhe po synon një shoqërí të drejtuar nga institucione të pavarura, e cila paska marrë “peng” drejtësínë, edhe pse kjo po ia akuzon e dënon funksionarët e saj, edhe pse shumë ligje ia ka kthyer mbrapsht, edhe pse shumica e gjyqtarëve vijnë nga “shkollat” juridike të komunizmit. Për Ramën humbja e bashkisë është apokalipsi, kataklizma, fundi i botës. Prandaj e shpall të “vdekur” drejtësínë. Se si do t’i justifikojë, ndryshe, rrëmujat, me të cilat mendon të rrëzojë qeverínë, kur elektorati i tij i hoqi dhe bashkinë? Kurse pushteti i drejtësísë, si një nga shtyllat e demokracisë, madje, si themeli i çdo ekuilibri shoqëror, duhej të vlerësohej edhe prej Ramës si tempulli i shenjtë, për pavarësínë e të cilit të gjitha forcat politike kanë përgjegjësí. Po dhe për integritetin moral dhe përsosjen e vazhdueshme profesionale të çdo gjyqtari. Kurse Rama e shpall atë të “vdekur”, si të dojë t’u heqë kështu njerëzve çdo besim te ligji, te njerëzit që zbatojnë atë. Dhe duket sikur anarkisti Rama, meqë për paaftësí të tij humbi bashkinë, kërkon t’u bëjë thirrje “masave” për vetëveprim popullor, për papërgjegjshmërí, a për rebelim të paramenduar. Shkurt, Rama, duke e përfytyruar veten si të domosdoshëm, si të pazëvendësueshëm, revoltohet ndaj çdo gjykate, që guxon të lexojë verdiktin e kryeqytetasve ndaj tij. Rama lypset të mos harrojë se sa përpjekje i duhen një gjyqtari, të rritur dhe edukuar në klimën e shenjtërimit të padrejtësisë, për të arritur nivelin profesional e moral të standardeve europiane. Se vetëm para një çerek shekulli hetuesit komunistë as që ta thoshin arsyen pse të kishin arrestuar. Se, të edukuara në atë klimë terrori, gjykatat lexonin përmendësh ca aktakuza false, me të cilat çonin në plumb njerëz krejt të pafajshëm. Të rritur, pra, në atë klimë, kur avokatia nuk ekzistonte dhe punën e saj e kryenin gjoja ata që të dënonin pa një fakt e pa një provë; kur të pandehurit i kërkohej ta shpikte vetë fajësínë, nëse donte të shpëtonte nga “dajáku”; kur dëshmitarët e rremë trajtoheshin si shenjtorë dhe kur, pasi të torturonin nëpër qelítë e vdekjes, “juristët” të mbanin leksione mbi paprekshmërínë e personit gjatë hetimit dhe vuajtjes së dënimit, është jo e thjeshtë t’i deklarosh Ramës humbjen e bashkisë !
Mirpo këto Ramës nuk i bëjnë përshtypje, madje mund t’i duken edhe të drejta, përderisa u jepej hakë vetëm atyre, që i shërbenin me devotshmëri konsolidimit të atij sistemi barbar. Ndaj, jo më kot Rama urdhëron deputetët e vet të mos shkojnë në parlament, të bojkotojnë seancat e tij, të pengojë të miratohen ligje për europianizimin e frymës demokratike të drejtësísë. Se, edhe pse ka qënë vetëm partia e Ramës shkaktare e korruptimit të drejtësísë, ai përsërí deklaron pa turp se do të ngrejë valë “aksionesh popullore”, që të përmbysë nga pushteti ata që këtë e paskam marrë “peng”. Madje, pa pyetur që kjo qeverí s’po lë rast pa i kërkuar opozitës bashkëpunim, sidomos për integrimin e vendit. Mirpo, meqë për Ramën drejtësía ka “vdekur”, duhet shembur doemos qeveria, tërë ky sistem juridik dhe duhet ngritur ajo e “dajakut”, e diferencimit klasor, e të drejtës së më të fortit. Dhe, për këtë, mjafton që gjithë gjyqtarët të jenë njerëz të inkriminuar, të terrorizuar, pra, nga demokracia dhe nga integrimi i vendit në Europë dhe menjëherë ka për t’u kthyer në Shqipërí “parajsa” e krimit, e vjedhjes, e padrejtësísë, e privilegjeve të pamerituara, e pushtetit të përjetshëm. Shkurt, mjafton kriteri klasor, që të zhduken “luftërat” politike për zgjedhje me standarde, për “humbës që shpallen fitimtarë”; mjafton, pra, të vihet në jetë thirrja e “qoftëlargut”: “Nuk ka kalá që s’e marrin komunistët!”, dhe drejtësía do të dalë nga morgu, ku e ka futur imagjinata e sëmurë e një ambiciozi, që nuk pranon as rrotacionin politik të demokracísë!