Përse ish Nomenklatura e kuqe nuk emigroi?
Nga Pirro PRIFTI*
Njihet nga historia se gjithmonë struktura diktatoriale dhe personat që kanë qenë drejtues në periudha te diktaturës kanë emigruar pasi kanë ndodhur ndryshimet në sistemin e drejtimit të vendit. Historia është plot shembuj dhe vetëm po të kujtosh historinë e Shqipërisë do të kuptosh se si pas vdekjes së Skënderbeut paria u largua për arsye të invazionit, se përse Zogu emigroi me suitën e tij pas ardhjes së italianëve e nuk luftoi, por mori florinjtë e iku duke u justifikuar se i mori florinjtë në përpjesëtim me rrogat e një viti, se përse kuislingët shqiptarë të qeverive pro-Italisë fashiste dhe pro Gjermanisë naziste ikën nga sytë këmbët, për arsye se lëvizja nacional-çlirimtare ishte pjesë e koalicionit anti-fashist ndërkombëtar. Shembujt janë të shumtë edhe për vendet e tjera ndër vite, si ajo e kolonelëve të zinj në Greqi. Veçori këtu përbëjnë ngjarjet e pas vitit 1989 kur u shemb sistemi komunist në vendet e Europës lindore dhe qendrore. Vetëm dy vende të ish botës komuniste patën diktatura nga më të egrat: Rumania dhe Shqipëria, në njërën u vra për së gjalli diktatori, dhe në tjetrën diktatori u vra për së vdekuri. Kishte dhe një argument të përbashkët për këto dy vende ballkanike: varfëria e tej skajshme për shkak të zbatimit të politikave anti-popullore vitet e fundit të diktaturës dhe shkeljet sistematike të të drejtave dhe lirive të njeriut. Vendet e tjera ish socialiste nuk patën këto probleme dhe përsa i përket ish-Jugosllavisë problemi ishte jo ai i diktaturës komuniste sesa problemi i një shteti artificial që smund të mbijetonte më në demokraci. Atëherë përse ish- nomenklatura e kuqe nuk iku nga Shqipëria derisa në shumicën e rasteve kur është ndryshuar sistemi me dhunë, ish-drejtuesit largohen nga vendi dhe këtë e vërteton historia e shumë shteteve e kombeve europiane dhe të botës? Në rastin e shembjes së komunizmit ndodhi një veçori specifike në vendet e Europës qendrore dhe lindore : kalimi i butë nga i ashtuquajturi Socializëm në kapitalizëm, dhe ky kalim i butë ndodhi sepse burokratët e BRSS e kuptuan disa muaj para që sistemi nuk mund të vazhdonte më dhe si shahistë të mirë që ishin - e prishën atë lojë shahu para kohe, para se ti zinte mat Kapitalizmi. Kjo prishje para kohe realizoi tre aspekte të rëndësishme tek vendet e lindjes: largimin e dhunës dhe të revolucionit në rast se do të vazhdonin me atë sistem edhe disa kohë dhe përgatitjen e drejtuesve komunistë për kohërat që do të vinin nëpërmjet shpërndarjes së kuadrove komuniste dhe kuadrove të levave të tyre, pra, Partive komuniste e punëtore në terren. dhe parapërgatitjen e infiltrimin e tyre në sistemin e ri postkomunist që do të vinte. Së treti, duke vënë re se masat popullore ishin vetëm të pakënaqura por në një farë mase akoma shpresonin se sistemi komunist do të përmirësonte gjendjen dhe të pa-përgatitura për një ndryshim sistemi, Nomeklatura komuniste e atëhershme si në Evropën qendrore dhe lindore ashtu dhe tek ne pati mundësinë dhe fatin të ndërrojë kostumin komunist me blu xhinset e perëndimit, të përpunojë e të gënjejë masat vetëm e vetëm që kjo kastë të mos dëmtohej me rastin e ndërrimit të sistemeve. E kjo ndodhi. I Rafinuari Ramis Alia me përvojën e tij të mbijetesës në Partinë e Punës arriti që të manipulojë studentët e asaj kohe si dhe arriti të infiltrojë në Partitë e reja që po krijoheshin, kuadrot e nomenklaturës së kuqe, kuadro të cilat dhe sot e kësaj ditë janë në drejtim së bashku me bashkëpunëtorët e tyre. Këto tre faktorë, të shfrytëzuar me kujdes nga Nomenklatura e kuqe me në krye Shokun Ramiz, pasardhësin e denjë të një diktature të egër mundësoi që nomenklatura e atëhershme të integrohej pa problem në shoqërinë post komuniste dhe biles, të drejtonte këtë shoqëri deri në 2009 me disa ndryshime të vogla si marrja përreth vetes besnikë të sistemit të kaluar. Nuk është për të harruar sesa me servilizëm dhe hipokrizi intelektualët e zgjedhur nga shoku Ramiz erdhën urtë e butë në takimin famëkeq të gusht-shtatorit të 1990, intelektualë që atëherë quhej elita e kombit jo sepse ata përfaqësonin dikë nga populli por sepse ata u bënë intelektuale, u emëruan në poste drejtuese dhe I u propozua atyre një vazhdimësi me rastin e ndërrimit të sistemeve; megjithatë ata si hipokritë që ishin e pranuan pa ekuivok sepse me intuitën e tyre apo shqisën e gjashtë e kuptuan se sistemi komunist mori fund dhe sepse ata tashmë mund të luanin një rol në drejtimin e vendit dhe të arrinin ambiciet e tyre. Kështu Padroni emëroi çirakët dhe 4irakët e kuptuan se çkërkonte padroni. Ata realizuan me sukses tre probleme të cilat PPSH nuk mund ti zgjidhte dot vetë: së pari kalimin e butë në kapitalizëm që në fakt ishte perdja e skenës me të cilën do të fshiheshin ish drejtuesit komunistë, kurse çirakët e tyre që nuk gëzonin ndonjë simpati në popull por që shiheshin nga i si të vetmit njerëz që do të bënin kalimin nga një sistem në tjetrin se nuk panë të dalin të tjerë (megjithëse në shumë momente elementë të tjerrë intelektualë dolën por ishin të pafuqishëm). Me pak fjalë ish nomenklatura e kuqe realizoi hapin e parë: moslargimin e tyre nga vendi dhe mos burgosja e tyre duke i a hedhur fajin vetëm njërit Diktatorit dhe Nexhmijes. Së dyti, infiltrimin në Partitë e reja të ithtarëve të PPSH, intelektualëve që drejtonin ose mund të drejtonin levat e PPSH, ish sigurimsat dhe ish spiunët, duke u dhënë atyre mundësinë financiaro-ekonomike dhe të lidhjeve me shoqatat që të hynin në drejtimin e Partive të mëdha pa problem. Së treti të shmangnin sa më larg të ishte e mundur miratimin e ligjit të Lustracionit të tipit Gjerman e Polak në të cilën thuhej që ..asnjë nga ish drejtuesit partiakë, administrativë, të organeve të sigurimit të shtetit dhe të levave të Prtise komuniste e punëtore nuk do të kishte të drejtën ligjore që të merrte pjesë në asnjë lloj drejtimi të 3 pushteteve zë post-diktaturës. Ky aspekt u realizua gjithashtu me sukses, dhe pot ë shihet kronologjia e ngjarjeve në Shqipëri mund të shihet se ligji i Lustracionit akoma nuk është miratuar ashtu si duhet. Së katërti nëpërmjet ish nomenklaturës komuniste dhe besnikëve të saj, u realizua me sukses të plotë vonimi i marrjes së pronës private nga ish pronarët, dhe përvetësimi i ish pronës socialistë nga miqtë e diktaturës, duke vonuar kështu për 19 vite zbatimin e Kushtetutës dhe të kërkesave të FMN, BB, OKB, dhe njërit nga personat më të shquar ekonomistë z. Kamdesy i cili tha që më 1993: mos krijoni precedentë të rinj në kthimin e pronave pronarëve Historia e Shqipërisë mund të anash kalohet por nuk mund të harrohet. Kështu bënë të gjithë drejtuesit që kanë drejtuar Shqipërinë pas 1912, nuk e lanë atë të marrë frymë lirisht. Sigurisht të gjithë këta drejtues ose ikën në mërgim ose u vranë nga Diktatori. Për fat të keq ligjet demokratike nuk i detyruan drejtuesit komunistë dhe miqtë e tyre të largohen nga vendi që të shpëtonim njëherë e mirë nga ta por, ata ndenjen këtu nëpërmjet një artifice morale dhe sociale. Pasojat po i vuan populli edhe sot e kësaj dite, dhe fajtor në një farë mënyre është vetë populli dhe vetë ne shtresa e intelektualëve që vuajtëm nga diktatura, fajtorë jemi në të cilët pranojmë të na udhëheqin ish- hipokritët.
*Analist