Nga gënjeshtra te mashtrimi, nga socializmi degradues në asocialen e turpshme
Nga Besi BEKTESHI
Nuk janë edhe krejt pa kuptim emisionet mbi gënjeshtrën dhe zanafillën apo edhe përdorimin e saj. Por edhe mbi karakterin gënjeshtar dhe jo të drejtpërdrejtë të një pjese të madhe të njerëzve, si dhe për piedestalin që gënjeshtra ka te ne. Në fakt nuk është problemi thjesht te gënjeshtra apo rrena në të folmen veriore të shqiptarëve. Një shoqëri si e jona, e cila është mësuar të gënjejë për shumë e shumë arsye që në emisione dalin në pah, nuk e ka vuajtje të madhe këtë gjë. Në shumë raste është një lidhje apo tranzicion që i bën njerëzit të kalojnë pa lagur ose më lehtë situatën. Problemi është te shkalla sipërore e gënjeshtrës që është mashtrimi. Shkurt problemi, gënjeshtra e thjeshtë është një gabim, por mashtrimi është një faj. Mashtrimi është gënjeshtra për të përfituar ose për të bërë keq. Kjo gënjeshtër e sofistikuar dhe shoqëruar edhe me institucione, është një faj i madh politik dhe kolektiv i joni. Pse i joni? Sepse mashtrimin jo vetëm që e përdorin dhe e kanë mënyrë politike dhe ekonomike, shumë e shumë breza në kohën e gjatë shtet përdoruese te ne, (kohë e shkurtër për botën e qytetëruar), por mashtrimin e pësojnë dhe vazhdojnë ta pranojnë, breza e breza të mashtruarish në shoqëri, dhe kjo është edhe më e hatashmja në këtë mes. Ne jemi mashtruar me drejtësinë dhe lugën e artë në diktaturë, jemi mashtruar për mbrojtjen e çështjeve të mëdha sociale dhe kombëtare, po në këtë sistem jemi mashtruar me slogane të barabartësisë në demokracinë proletare dhe të luftës së klasave në mënyre tragjike. Patjetër që nuk duhet të mohojmë se kemi duartrokitur për të gjitha këto gënjeshtra, që në fakt ishin mashtrime. Çfarë sollën? Sollën vrasje, ndarje me botën, vetmi kulturore dhe sociale, por edhe barkun bosh nga pamundësia për të thënë të drejtën. I kemi duartrokitur sepse, nuk ishim të zot të rebeloheshim deri atje sa të deklaronin një boll të madhe, ndaj gënjeshtrës së institucionalizuar që merr statusin e mashtrimit. Nuk jemi mashtruar vetëm ne. Por edhe popuj me kulturë më të gjerë dhe provuar, se sa ne. Por ne nuk kemi vënë mënd. Sepse me mashtrimin e madh ndërtuam socializmin degradues që fundin e tij e kishte tragjik dhe degradoi me dyqane bosh, me barkun bosh, me kokën bosh dhe me një shoqëri që mendonte sa çohej në mëngjes se si të vidhte në shtet, për të plotësuar ndonjë gjë në shtëpi. Sepse kështu shkoi problemi. Nuk kishte gozhda në dyqan dhe vidheshin në ndërmarrje. Nuk kishte produkte ushqimore një dyqan, dhe vidheshin në ndërmarrje dhe magazina. Nuk kishte asgjë dhe vidhej çdo gjë. Ishte një moment rreth 15-20 vjeçar që i gjithë populli nga mashtrimi i madh, vetëm mendonte si të mbijetonte dhe në një farë mënyre një pjesë duke vjedhur. Ishte fundi i diktaturës që dikush kërkon ta bëjë të mirë që mësoi pedagogët të merrnin lekë dhe mjekët të pranon lekë. Pastaj kjo gjë u bë edhe në administratë dhe kudo, duke u zvetënuar gjithçka. Sot kjo është edhe trashëgimia kulturore dhe jetësore e jona nga diktatura, dhe ka shpikur si mostra njerëzore dhe ato politike që fatkeqësisht i kemi mbi krye. I kemi kudo pa përjashtim dhe akoma sorollatemi për të kërkuar faje dhe ndreqe gabimesh, duke e ditur qartë dhe pastër se çfarë lind prej maces gjuan minj. Krijuam që nga 1975-sa e këtej, një model që nuk kishte në themel vetëm vrasjen dhe persekutimin, por edhe vjedhjen dhe mashtrimin, dhe ky i fundit tani ka edhe momentin kulminant të tij. Por edhe sot vazhdojmë, mbas më shumë se 18-të vite demokraci dhe më shumë se 30-të vite si fillim i ngrënies barë, sepse ishim më të izoluarit në botë. Në një pjesë të superstrukturës njerëzore dhe politike, si në familjet poshtë në diktaturë dhe ato lart, u instalua ashpër mbijetesa në saj të mashtrimit dhe të përfitimit në çdo gjë. Për një magnetofon, për një bursë dhe për një frigorifer, për një kile mish më shumë dhe për një punë pak më me shumë mundësi, mashtrohej dhe shitej jo vetëm nderi dhe familja, por edhe kryhej një masakër ndaj të drejtës dhe të vërtetës. Ky ishte fundi i mashtrimit që filloi në 44-trën, dhe mori në qafë me mijëra e mijëra njerëz si idealistë djathtas dhe ato majtas, për të bërë të pasur dhe të gjallë një pjesë të madhe të anëtarëve të leverdisë, të maskarenjve pa ideale dhe parime, dhe sidomos të njerëzve politikë që mashtrimin e kuptuan si një virtyt, dhe jo si një ves. Tani janë rritur dy apo tre breza me këtë edukatë, dhe kjo është një fatkeqësi në vete. Si pasojë e kësaj, sot kemi shtetin më asocial në Europë. E po të arrish të pranosh këtë, atëherë nuk dihet në se jemi apo nuk jemi për të kandiduar në BE. Apo mos duhet do të gënjejmë dhe deklarojmë se jo jemi të parët apo aty nga mesi i europianëve në aspektin social....po ta bëjmë këtë, vazhdojmë mashtrimin dhe natyrisht që vazhdojmë të jemi, jo në demokraci. Asnjë shtet i BE-së nuk gënjen, me mbrojtjen sociale si te ne. Ne nuk kemi qytetarë që kanë një status social të mirë detajuar dhe që ka brenda edhe mbrojtjen, por edhe efikasitetin për të indikuar pikërisht statusin. Ne kemi të gjithë njerëzit rregullisht të punësuar në shtet dhe ato rregullisht të punësuar në privat, që kanë një librezë ku të detajohet bie fjala se në çfarë momenti do të kurohesh dhe studiohesh falas, por edhe se çfarë të gjen kur del nga puna.
Ne mashtrojmë me minimumin jetik dhe mashtrojmë akoma më shumë me papunësinë, dhe të asistuarit social. Mashtrojmë me shifra dhe mashtrojmë me institucione.
Sepse nuk ka mundësi në informalitetin mashtrues gjigand që kemi, të besojmë nëpër letra. Ne kemi Zyra Pune mashtruese projektesh dhe punësimi, sa do të ishin për guines në të gjithë botën. Spitalet dhe qendrat e diagnostikimit tonat, janë makina rrjepëse që fillojnë me mashtrim dhe përfundojnë me legjenda mashtrimi që të bëjnë të ikësh nga sytë këmbët. Por në këtë status janë edhe ato private. Kanë modelin e shtetit dhe veprojnë në bazë të mashtrimi dhe përfitimit. Të mashtrojnë me sorollatjet për të mbledhur sa më tepër lekë, dhe me një mashtrim që hyn shumë edhe në jo kapacitetet profesionale ku diagnozat dhe deri te operacionet i bëjnë gjendjet njerëzore që kalojnë në delir të njohurisë së mangët. Jo të gjithë, por tashmë është bërë deti kos. Nuk e dimë se sa është fasha sociale që duhet ndihmuar realisht dhe se çfarë bën kjo fashë që jeton. Ka shtëpi trekatëshe dhe mercedes në shtëpi dhe merr asistencën, apo nuk ka për të ngrënë dhe merr po asistencën. Si kurohet dhe si arsimohet në të tilla kushte dhe pyetja nuk është retorike por zhurmuese për një shtet normal, por për shtetin tonë është vetëm një tringëllimë e vogël, që nuk e çon nga gjumi. Çfarë bëjnë gjysmë milioni pensionistë dhe po ashtu shtresa të vogla të pa mundurish për të jetuar, që janë edhe ato mbi 200 mijë. Me sa jetojnë, dhe me sa duhet të jetojnë?!! Ku i kanë letrat që të ballafaqohen me socialin në momente sëmundjesh dhe kurimi, dhe kush ju ven mendjen te këto letra?
Kemi kaluar nga shteti që i zgjidhte të gjitha në shtetin që nuk zgjidh asgjë, por të lë në mes të rrugës, pa asnjë mbrojtje dhe pa asnjë moment pendese!! Pse kjo është demokracia dhe ky është sistemi i tillë në Europë? Më e bukura është se mburremi përditë me arritje dhe këtë e bëjnë të gjithë aty lart, sa herë bëhen gati për të shkuar në zgjedhje. Kohët e fundit janë dëgjuar edhe shifra të minimumeve jetike dhe të mbrojtjes. Janë në delir të gjithë, sepse 50 eurot i konsiderojnë sistem jetese në Shqipëri. Në fakt çmimet e ushqimit dhe shkollimit, por edhe të shëndetësisë, i kanë më të larta edhe se në botë.
Ka edhe diçka tjetër se nuk ka sindikata, nuk ka organizma të fuqishëm kolektiv që të mbrojnë të drejtën dhe vërtetën. Sepse janë produkt i Bashkimeve Profesionale që rrinin pas by...th..s së partisë për ti bërë fresk asaj. Sot rrinë pas prapanicave të partive në dy anët dhe llomotisin pa turp, për pikërisht mbrojtjen, kontrata kolektive dhe idiotizma të tilla, që përveç mashtrimit nuk kanë asgjë tjetër brenda. Po, kanë një cilësi se duke folur në emër të të mbrojturve, marrin ndonjë përfitim të vogël për vete dhe kjo është e gjitha. Kemi ndërt