Kur ambasadorët shkojnë në zyrën e kryetarit të Bashkisë Rama, të flasin me kryetarin e PS, Rama, për zgjedhjet parlamentare
Nga Kastriot MYFTARAJ
Katër diplomatët e huaj më të rëndësishëm në Tiranë shkuan pardje në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Edi Rama për të folur me kryetarin e PS Edi Rama për problematikën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Shqipëri. Në diplomaci asgjë nuk ndodh si rastësisht dhe gjestet e këtij lloji janë në funksion të politikave të caktuara. Këtë gjë na e kanë demonstruar edhe vetë këta diplomatë të huaj dhe në radhë të parë ambasadori amerikan, të cilët tashmë kanë treguar fantazi të madhe në sajimin e gjesteve për të dhënë mesazhe të caktuara për çështjet e nxehta të debatit të kohëve të fundit në Shqipëri, siç ka qenë ligji i lustracionit, por edhe në raste të tjera.
Këta diplomatë të huaj, të cilët në rastin e kundërshtimit të ligjit të lustracionit, u justifikuan me atë se ligji cënonte procedurat kushtetuese të shkarkimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pardje i pamë të dhunojnë një parim të rëndësishëm kushtetues që është parimi i ndarjes së pushtetit vendor nga ai qendror, dhe i pavarësisë së pushtetit vendor në përgjithësi. Edi Rama ka dy zyra, atë të kryetarit të bashkisë, në ndërtesën e Bashkisë së Tiranës, dhe atë të kryetarit të PS, në selinë e PS. Kur është rasti që diplomatët të shkojnë në zyrën e Edi Ramës për të biseduar me Edi Ramën në cilësinë e kryetarit të PS, atëherë duhet të shkojnë në zyrën e Edi Ramës në ndërtesën e PS. Këtu nuk mund të ketë analogji me takimet me kreun e qeverisë, se qeveria është pushtet qendror i dalë nga zgjedhjet parlamentare, dhe që ka përgjegjësi për organizimin e zgjedhjeve parlamentare. Është normale dhe logjike që diplomatët e huaj të takohen me Berishën në selinë e qeverisë për çështjen e zgjedhjeve parlamentare, madje është e domosdoshme, se kështu theksohet edhe njëherë përgjegjësia e qeverisë për zgjedhjet, për sa i takon me ligj.
Por në rastin e Edi Ramës është krejt pa vend, madje sjell dhe përplasje me parimet kushtetuese, kur takimi bëhet në Bashkinë e Tiranës. Diplomatët e huaj që e lexojnë me mikroskop, si të thuash, Kushtetutën e Shqipërisë, e kuptojnë mirë këtë gjë. Edhe vetë Edi Rama, i cili pikërisht këto ditë, e kundërshton një hetim parlamentar për të, në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, me argumentin se pushteti vendor është i pavarur, sipas Kushtetutës, e kupton mirë se po shkel Kushtetutën duke i pritur diplomatët e huaj në zyrën e tij në Bashki, për një bisedë ku ai do të jetë në cilësinë e kryetarit të PS.
Atëherë pse veprojnë kështu këta diplomatë të huaj? Ata veprojnë kështu se duan që ta ndihmojnë Edi Ramën për të kapërcyer një pikë të dobët të tij në fushatën zgjedhore, që është dhe Thembra e Akilit e tij. Edi Rama do të bëhet i pari kryetar i një partie të madhe në historinë e një vendi demokratik, i cili do të hyjë në zgjedhje parlamentare, pa e patur emrin në listën e kandidatëve për deputetë, gjë që e bën për shkak se nuk dëshiron që të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë para zgjedhjeve. Natyrisht që pala kundërshtare do t i drejtojë shigjetat e saj në fushatë në këtë Thembër të Akilit të kryetarit të PS, duke vënë në dukje se njeriu që po u bën premtime shqiptarëve, duke u kërkuar votën e tyre për një mazhorancë parlamentare, vetë nuk do të ketë të drejtë vote në parlamentin e ardhshëm, për të votuar projektligjet me të cilat do të zbatohen premtimet e bëra prej tij. Në rast se PS fiton zgjedhjet e ardhshme dhe Rama bëhet kryeministër, atëherë në parlamentin shqiptar do të krijohet situata absurde, e paparë në botë, që kryeministri i partisë fituese të zgjedhjeve, nuk ka të drejtë vote për programin dhe projektligjet që do të paraqesë qeveria e tij.
Ironia është se vetë Edi Rama është duke vepruar në kundërshtim të plotë me ndonjë lider të njohur të së majtës në vendet perëndimore, për të cilin ai ka shpallur se e ka si model që e ndjek, siç është ish-lideri i së majtës italiane, Valter Veltroni. Edi Rama para disa vitesh deklaronte se e shikonte Veltronin jo thjesht si model, por edhe si të ngjashmin e vet, jo vetëm se Veltroni kishte qenë kryetar i Bashkisë së Romës para se të bëhej lider i partisë më të madhe të së majtës italiane, por edhe se Veltroni dhe Rama kishin të njëjtin passion për basketbollin (Veltroni është president nderi i Ligës së basketbollit të Italisë).
E pra, Veltroni, në prag të të parave zgjedhjeve parlamentare të prillit 2008, në të cilat do ta udhëhiqte të majtën italiane si kryetar i partisë më të madhe të saj, dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë së Romës, në mënyrë që ta vinte emrin i pari në listën e kandidatëve për deputetë të partisë së vet. Me këtë gjest Veltroni tregoi seriozitet në angazhimin e vet politik në krye të së majtës italiane, në zgjedhje. Veltroni me dorëheqjen nga posti i kryetarit të bashkisë para zgjedhjeve parlamentare tregoi se besonte tek fitorja dhe do të jepte gjithçka për të, duke mos mbajtur rezerva. Pasi humbi zgjedhjet parlamentare të vitit 2008, Veltroni dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë.
Natyrisht që është e drejta e Edi Ramës që veprojë si të dojë nëse fiton apo i humb zgjedhjet. Por ama është detyrimi i diplomatëve të huaj të rëndësishëm në Tiranë që të mos vihen në shërbim të skemës politike prej prestidigjiatori të Edi Ramës. Është shumë skandaloze kur shikon pikërisht katër diplomatët e huaj të cilët deri më tash janë fshehur pas gjethes së fikut të procedurave kushtetuese, kur kanë bërë prononcime brutale për çështje delikate, të cilët diplomatë tashmë shkelin me kaq shkujdesje procedurat. Ky veprim i diplomatëve të huaj nuk mund të mos ketë impakt në rezultatin e zgjedhjeve, se do të influencojë në votën e atyre zgjedhësve të pavendosur, të cilët do të donin të votonin për PS, por hezitojnë që ta bëjnë këtë se shikojnë që kryetari i PS nuk do të kandidojë për deputet, çka do të thotë se nuk do të ketë të drejtë vote në parlament për të votuar për zbatimin e premtimeve që ai po jep para zgjedhjeve. Edhe sikur këta njerëz të jenë 5- 6% e zgjedhësve, kjo shifër mund të bëhet vendimtare për përcaktimin e rezultatit, siç kanë treguar zgjedhjet e mëparshme.
Në rast se diplomatët e huaj relevantë në Tiranë duan t i paraqesin gjërat sikur qëllimi i tyre është që të bëjnë good office, duke negociuar mes qeverisë dhe opozitës për çështjen e kartave, atëherë vajtja në zyrën e kryetarit të bashkisë për të folur për këtë çështje me kryetarin e PS, është mënyra më e sigurt për të krijuar përshtypjen e kundërt. Katër diplomatët e huaj më të rëndësishëm në Shqipëri, duke takuar Edi Ramën në cilësinë e kryetarit të PS, në zyrën e tij në bashki, praktikisht dolën në fushatën zgjedhore të Edi Ramës, në krah të këtij të fundit. Kjo e kompromenton shumë rëndë pozicionin e tyre në raport me palët në politikën shqiptare. Kjo mënyrë sjelljeje e tyre të shtyn të dyshosh se alarmi që po bën Edi Rama për çështjen e kartave të identitetit, në fakt nuk shpreh shqetësimin se mos deformohet rezultati i zgjedhjeve të ardhshme, por është shenjë e shqetësimit që vjen nga fakti se të dhënat e vërteta të sondazhit të Zogby nuk janë ato që shpallen nga Sokol Balla, por të tjera krejt të papëlqyeshme për Edi Ramën. Kështu që diplomatët e huaj po ndërhyjnë brutalisht për të deformuar rezultatin e zgjedhjeve, në favor të Edi Ramës.
Asgjë të ngjashme nuk kemi parë që të bëjnë homologët e këtyre diplomatëve të huaj para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2005, ose të vitit 2001, kur mazhoranca e sotme, atëherë në opozitë, kishte ankesa edhe më të mëdha për standardet që po i ofronte për zgjedhjet qeveria e atëhershme. Diplomatët e huaj që shkuan në zyrën e Edi Ramës të dëgjojnë se si ai artikulonte histerinë e tij për çështjen e kartave të identitetit, e dinë shumë mirë, se sido që të ndodhë, në zgjedhjet e ardhshme në rastin më të mirë nuk do të votojnë më tepër se 45% e shqiptarëve, derisa tendenca është në zbritje dhe në zgjedhjet e kaluara parlamentare nuk votuan më tepër se 49%. Kjo do të thotë se nuk do të votojnë më tepër se 1.4 milion shqiptarë. Nga këta që do të votojnë, ajo pakicë që nuk ka pasaporta, nuk do të rrijë pa u pajisur me karta identiteti. Pro