Saliu i Butkës dhe Saliu i Viçidolit
Nga Orhan ZARSHATI
Patrioti i shquar, luftëtari i orëve të para për çlirimin kombëtar dhe mbrojtësi me trimëri të pashoqe i tërësisë territoriale të vendit, Sali Butka (1857-1938), u lind në fshatin Butkë të Kolonjës. Ky patriot trim, guximtar dhe stoik i denjë për një sagë heroizmi e burrërie (operoi syrin pa narkozë), e shpëtoi Korçën dhe tërë krahinën juglindore të Shqipërisë nga aneksimi grek prej bandave terroriste të andartëve bashibozukë grekë dhe bashkëpunëtorëve të tyre grekomanët shqiptarë. Shqipëria do ta kishte humbur Korçën dhe gjithë krahinën e saj, po të mos i shpartallonte bandat shoviniste greke dhe mbështetësit e tyre, Sali Butka me patriotët kolonjarë dhe vullnetarët e ardhur nga i gjithë vendi. Luftëtarët e komanduar nga Sali Butka e shpëtuan Shqipërinë nga copëtimi i hidhur, për të cilin ende mendojnë e veprojnë shovinistët aneksionistë grekë. Sali Butka që në moshë të re përqafoi idetë e Rilindjes Kombëtare, duke u lidhur me patriotët brenda dhe jashtë vendit. Në vitin 1905 u bë anëtar i Komitetit të Manastirit për lirinë e Shqipërisë dhe punoi për ngritjen e çetave të armatosura për këtë qëllim. Veprimtarinë patriotike e vazhdoi edhe pas Revolucionit të xhonturqve më 1908, duke kryesuar Klubin Kombëtar të Kolonjës. Më 1914 ngriti një çetë luftëtarësh të komanduar prej tij.
Sali Butka mori pjesë aktivisht në kryengritjen e përgjithshme të vitit 1912 në krye të luftëtarëve kolonjarë. Ai bashkëpunoi me forcat e komanduara nga patriotët ortodoksë, Themistokli Gërmenji dhe Spiro Bellkameni, duke çliruar Ersekën. Pastaj ai iu drejtua Korçës, ku hyri pas një marrëveshjeje shqiptaro-turke, në gusht të vitit 1912. Sali Butka përshëndeti Shpalljen e Pavarësisë më 28 nëntor 1912 dhe përkrahu fuqimisht Qeverinë e parë kombëtare të kryesuar nga Ismail Qemali; ai u vu në shërbim të saj. Forcat e komanduara prej tij, luftuan kundër pushtuesve grekë më 1913-1914. Në një nga betejat, në Nikolicë të Kolonjës, u plagos rëndë në njërin sy. Gjatë Luftës së Parë Botërore (LPB), Sali Butka, si patriot dhe luftëtar trim, ishte në vijën e parë të përpjekjeve për mbrojtjen e lirisë dhe të pavarësisë së vendit. Në vitin 1916 bashkërendoi forcat e tij me ato të Themistokli Gërmenjit, duke dhënë një ndihmesë të çmuar dhe vendimtare për shpalljen nga ana e pushtuesve francezë të Krahinës Autonome të Korçës. Mbas LPB, në vitin 1919 kur Korça dhe Kolonja rrezikoheshin përsëri seriozisht që të shkëputeshin nga Shqipëria, si rezultat i veprimtarisë aneksioniste të Greqisë; Sali Butka në krye të mijëra luftëtarëve të ardhur nga krahina të ndryshme të vendit, ishte një nga figurat qendrore në luftën për mbrojtjen e tërësisë territoriale të Shtetit të ri shqiptar. Sali Butka mori pjesë në Kongresin e Lushnjes (që u mbajt nga 28 deri më 31 janar 1920), si delegat i Korçës; atje ai u shqua për mbështetjen që i dha çështjes kombëtare. Sali Butka ka shkruar një varg vjershash me frymë patriotike; të cilat janë mbledhur dhe botuar në vëllimin Ndjenjat për Atdheun. Jeta dhe vepra e pasur patriotike e Sali Butkës dhe vlerësimi i saj është pasqyruar shumë bukur në romanin historik Plaku i Butkës të Sabri Godos. Ky roman historik është puna më e mirë e Sabri Godos; ai nuk duhet të lihet në harresë, por të ribotohet sa më parë. Sot, kur Shqipëria punon për tu integruar në strukturat euroatlantike dhe mbas anëtarësimit në NATO, së shpejti do të aplikojë për kandidate si anëtare e BE; për politikanët shqiptarë të të gjithë ngjyrave, trajtimi i çështjes kombëtare me patriotizëm (mos o Zot me nacionalizëm!), konsiderohet anakronizëm dhe atavizëm që i ka kaluar koha. Por sjellja në përputhje me parimet e globalizmit, që e ndjekin me zell politikbërësit shqiptarë nuk vihet re as tek politikanët e fqinjit jugor, shteti i të cilëve, Greqia, është integruar me kohë në strukturat euroatlantike dhe as tek politikanët sllavomaqedonë, apo serbosllavë dhe sllavomalazezë të shteteve më të afërta me kufij toksorë me Shqipërinë. Madje për mungesë patriotizmi, që bije në sy na kanë bërë vërejtje dhe miqtë tanë perëndimorë. Por në kontrast me rilindasit e nderuar të çështjes kombëtare shqiptare,politikanët shqiptarë dhe liderët e partive të tyre përbuzin mendësinë patriotike të shqiptarëve dhe si pragmatistë të shtirur, nisen nga parimi makiavelist se qëllimi justifikon mjetin duke qenë ky vetëm ruajtja e pushtetit. Shitja e interesave kombëtare, është veprim më se normal për këta supermenë, që i quajnë pa ngurim patriotët, si njerëz jashtë kohe në mos alienë. Me këtë shpjegohet dhe nënshtrimi i tyre ndaj politikës greke; konstante në pretendimet e saja atavike me kërkesat territoriale ndaj Shqipërisë, si me Vorioepirin e me orekse të tjera, që gjoja sot janë më të moderuara. Politikanët shqiptarë,të sëmurë nga etja mjerane për pushtet, të cilën Ismail Kadare e ka quajtur një sjellje që karakterizohet nga shitja e interesave të larta të shtetit për pushtet dhe pushtetmbajtje. Jo më kot Faik Konica pati thënë se : Shqipërinë e krijuan idealistët dhe do ta shkatërrojnë politikanët. Nënshtrimi i Sali Berishës ndaj trysnisë greke, nuk mund të cilësohet si diplomaci e hollë e tij, që në sajë të saj arriti të neutralizojë veton greke për anëtarësimin në NATO dhe miratimin në Parlamentin grek të rezolutës për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit të Shqipërisë me BE dhe në të ardhmen moskundërshtimin grek për anëtarësimin në BE. Autoritarizmi i Sali Berishës dhe mospyetja e tij në marrjen e vendimeve madhore, nuk mund të cilësohet në asnjë mënyrë si putinizëm, përkundrazi sjellja e tij me Greqinë është një lloj sjellje prej neokuislingu; që për të ruajtur me çdo kusht pushtetin e tij të shumëpërfolur, ai pranon edhe cungimin e territorit, siç është marrëveshje për ujërat territoriale me Greqinë. Kur Sali Berisha erdhi në pushtet dhe u zgjodh President i Republikës, shumëkush mendoi për të se do të jetë një patriot i përkushtuar i vendit të vet dhe se do të bënte shumë edhe për Kosovën (nga që ishte me origjinë nga fshati Viçidol i Tropojës, krahinë që njihet si Malësia e Gjakovës); madje ndokush e kujtonte për një nacionalist të thekur. Por një gjë e tillë nuk kishte gjasa të ndodhte, sepse përkundrazi ai kishte qenë një komunist i thekur! Nga ana tjetër atij i mungonte ajo që gjermanët e quajnë: kinderstube (lexo: kindershtube, që do të thotë djep i fëmijërisë, atë çka merr si edukim fëmija që në djep dhe e trashëgon pastaj për gjithë jetën), mbasi ishte rritur në një vend arid, të thatë e shkëmbor, ku pula ha gur. Sjellja e tij me Greqinë e tregoi se kush ishte ky lider i madh demokrat,që karakterizohet nga një energji e pashtershme në luftën për pushtet dhe si i pamposhtur nga kundërshtarët e tij politikë; ai arriti të riciklohet edhe mbas ngjarjeve të tronditjes së madhe sociale,që kaloi Shqipëria në fund të vitit 1996 dhe ne gjysmën e parë të vitit 1997, ngjarje për të cilat ai është katërcipërisht fajtor. Saliu kujtonte se çdo gjë do të shkonte fjollë, si i thonë tironsit, por ai natyrisht nuk mund të dinte, të parashikonte e të parandalonte të keqen që do ti kanosej vendit dhe as ta fuste në rrugë të mbarë gjithçka që lidhej me jetën e një populli dhe vendi të tërë. Në korrik të vitit 1992, Presidenti Sali Berisha, çirrej në Konispol, se shqiptarëve mund tia ndërrosh emrin dhe fenë, por kurrë shpirtin! Por dështimi i tij në gjyqin kundër të ashtuquajturve spiunët minoritarë, të grupit Makariadhi&Co. Kryeministri i atëhershëm i Greqisë, Papandreu (i vjetri, që nuk rron më) dhe Ministri i Jashtëm, sot President i Greqisë, Karolos Papulias, përdorën një gjuhë të ashpër kundër Shqipërisë dhe Sali Berishës. Natyrisht që Sali Berisha nuk kishte këllqe atëherë të përballonte presionin e diplomacisë së fuqishme greke, prandaj çedoi dhe i liroi me turp minoritarët e burgosur. Kam qenë i pranishëm në Stamboll, në një mbledhje të zgjeruar të NATO-s, ku Karolos Papulias iu turr Alfred Serreqit dhe i tha italisht ...perche fa queste cose Albania (përse bën të tilla gjëra Shqipëria). Qëndrimi i fortë i diplomacisë greke dhe ndërhyrjet greke gjatë kuaziluftës civile në vitin 1997, ia shtinë lepurin në ba