Përse lënda ka “ngadhënjyer” mbi antilëndën?
Prof. Dr. Kastriot Islami
Në rast se një pjesëz e lëndës takohet me një pjesëz të antilëndës ...ato shkatërrojnë njëra-tjetrën, duke lëshuar një rrezatim. Në momentet e Big Bangut, pra para 13.7 miliardë vjetëve është krijuar lëndë dhe antilëndë në sasi të barabartë. Por mendohet se vetëm pas një të mijtës së sekondës pas Big Bangut lënda ka “ngadhënjyer” mbi antilëndën, dhe kjo është arsyeja përse ne ekzistojmë sot. Përndryshe lënda nuk do të ekzistonte dhe universi e ne nuk do të ekzistonim. Kjo njihet në gjuhën e fizikanëve si “thyerje e simetrisë” midis lëndës e antilëndës, e cila mendohet se ka siguruar stabilitetin e universit.
Tre shkencëtarë, një amerikan dhe dy japonezë janë shpërblyer para pak ditës me çmimin Nobel, pikërisht se kanë kontribuar për të eksploruar, pa arritur të shpjegojnë plotësisht këtë “thyerje të simetrisë”, që është në themel të ekzistencës së universit tonë. Eksperimentet e kanë konfirmuar një gjë të tillë.
Yoichiri Nambu, në moshën 87-vjeçare, një amerikan i lindur në vitin 1921 në Japoni, ka përshkruar në vitin 1960, qysh kur ishte 39 vjeç, mekanizmat e “thyerjes spontane të simetrisë në fizikën subatomike”. Kjo është një dukuri që mund të simulohet në jetën tonë të përditshme. Kështu, për shembull, një kalem i vendosur mbi një sipërfaqe të sheshtë me majën poshtë ka një pozicion tërësisht jostabël, ndonëse gjendja e tij ndaj sipërfaqes është tërësisht simetrike. Kjo simetri prishet kur kalemi rrëzohet, por ai nga ana tjetër fiton një gjendje më stabël.
Kurse dy shkencëtarët japonezë, Makoto Kobayashi, 64 vjeç dhe Toshihide Makasawa, 68 vjeç, janë marrë me studimin e kuarkeve. Kuarket konsiderohen si “qerpiçat” themelorë të lëndës. Në vitin 1973, të dy shkencëtarët kanë treguar se “thyerja e simetrisë” mund të shpjegohet vetëm nëse pranohet ekzistenca e të paktën tre familjeve të kuarkeve. Kjo teori është konfirmuar në vitin 1995 me vëzhgimin e kuarkeve “top” dhe “hijeshi” në akseleratorët e grimcave. Në fakt, akseleratorët lejojnë të studiohen disa grimca të tjera që quhen mezone, që janë kuarket të shoqëruara nga grimcat e tyre të antilëndës, në të njëjtën situatë siç ndodheshin në momentet e para të universit. Nuk duket të jetë i rastësishëm ky akordim i çmimit Nobel, ndërkohë që akseleratori më i fuqishëm evropian, me emrin LHC, që është tashmë instaluar në Gjenevë, pas fillimit të aktivitetit të konfirmojë cilësitë e kuarkut “top” dhe të mezonit “hijeshi”. Nuk është sekret, që pas fillimit të punës LHC në 19 shtator 2008 ka pasur një defekt, që mendohet të jetë me natyrë njerëzore.