E Diel, 1 Nëntor 2026

Përse mbretërimi i Berluskonit duhet të jetë mësim për revolucionarët në të gjithë botën

15-11-2011 / Nga Anne Applebaum (Uashington Post)

Të gjithë karrierat politike përfundojnë në dështim, ka thënë dikur një politikan britanik . Por  politikanët rrallë dështojnë, nё mënyrë kaq spektakolare, siç ndodhi me Silvio Berluskonin; i cili mё nё fund natën e shtunë dha dorëheqjen dhe për kënaqësinë e bashkatdhetarëve të tij një mik italian shkruan duke thёnё se edhe komedia mbaroi), mё tё faktikisht mbaroi edhe miratimi i tregjeve të aksioneve në mbarë botën.
Ai nuk është aspak i vetëdijshëm për dështimin e tij: Në të kundërtën, Berluskoni këmbënguli në pushtetin e tij, me njё zemërim dhe vendosmëri deri në fundin e hidhur. Ai më në fund u largua nga zyra e tij vetëm për shkak se "tetë tradhtarë", sipas fjalëve te tij, nuk arritën ta mbështesin atë, gjatë një votimi javën e kaluar, ku edhe humbi mbështetjen e shumicës nё parlament. Sikur kjo gjë të mos kishte ndodhur, ai me siguri do të vazhdonte tё ishte nё krye edhe pse sistemi financiar italian u “rrëzua” e u ‘fundos” në një breshëri zjarri dhe squfuri rreth e qark tij. Po e lëmё nё dorё tё të tjerëve për ta zgjidhur misterin e madh, nё lidhje me fatin e sistemit financiar italian, dhe t’iu them tё vërtetën, nuk i kam aspak zili. Nja dy javë më parë, kam dëgjuar nga një bankier, zyrtar i lartë i Bankës Qendrore Evropiane, qё ka deklaruar solemnisht se e ardhmja e të gjithë kontinentin mund edhe të varet: nëse dhe kur kolegët e tij do të fillojnë edhe një herë të blenë bono qeveritare italiane. Është e dhimbshme se Greqia është gati të hyjë në flakë. Por Italia? Ekonomia e  katërt më e madhe në Evropë? Ekonomia e tetё më e madhe në botë? Por edhe nëse kthejmë kokën pas ose drejt sё ardhmes, përfundimi i karrierës politike të Berluskonit nuk  duhet tё na gëzojë dhe aq. Në të kundërtën: mbretërimi i tij i  gjatë në krye të politikës italiane ka ofruar mësime të zymta, për  “revolucionarët” kudo nё botё . Me sa mbaj mend , karriera politike e  Berluscon-it, ishte rezultat i drejtpërdrejtë i një revolucioni shumë dramatik, e që unë kam qenë me “fat “për të dëshmuar, qё në fillimet e hershme tё tij. Në vitin 1993, shkova në Milano për të intervistuar Luca Magni, një biznesmen italian, i cili drejtonte një kompani pastrimi. Pas gjithё atyre viteve që paguante  ryshfet për kontrata tё sigurta, Magni kishte vendosur se mjaftonte me kaq. "Unë thjesht kam  kërkuar për të bërë biznes, pa u  shqetësuar në lidhje me të", m’u drejtua ai. Kështu qё, ai bëri një regjistrim tё një zyrtari të qeverisë, i cili i kishte kërkuar para, ia kaloi regjistrimin një prokurori publik, i quajtur Antonio Di Pietro; i cili edhe  dhe e vuri në lëvizje këtë mënyrë hetimi zinxhir; që përfundimisht çoi në arrestimin e qindra politikanëve dhe të emëruarve politik. Në tё njëjtën kohё, të gjithë hierarkitë politike italiane u shembën, Bettino Craxi, lideri i Partisë Socialiste, u arratis në Tunizi për tё mos u kthyer mё kurrë. Giulio Andreotti, lideri kristiano-demokrat dhe ish-kryeministër, i hetuar për lidhje me mafien dhe nuk ju kthye mё kurrё jetës publike. Partitë e tyre politike u zhdukën. Në këtë vakum ra edhe Silvio Berluskoni. Edhe pse është e vështirë për t’u besuar, gjatё gjithë kohës, ai dukej si një revolucionar. Ai fliste mbi lirimin e italianëve nga zinxhirët e korrupsionit, burokracisë dhe taksave tё larta. Ai solli një grup tё rinjsh në politikë, të veshur të gjithë me pulovra kashmiri. 
Ai e quajti partinë e tij politike “Forza Italia”, pas sloganit tё ekipit kombëtar të futbollit  dhe për një moment të shkurtër, kjo gjë dukej shumё argëtuese. Por edhe për një moment të shkurtër edhe politika u bë paksa “elegante”, madje edhe në mesin e klasave të mesme tё veriorëve italianë, tё cilët i kishin qëndruar gjithmonë larg. Në Milano, në vitin 1993, ishte e patolerueshme tё pyesje dikё, se për cilën parti ka votuar, edhe mё keq nëse do ta pyesje se sa para fitonte. Berluskoni supozohej ta ndryshonte gjithë këtë situatё. Por Berluskoni, i cili e kishte grumbulluar pasurinë e tij nën regjimin e vjetër, ishte i  paaftë për të ndryshuar vetveten, e lëre më vendin e tij. Disa njerëz bëhen mё tё pjekur, me arritjen e pushtetit politik. Disa shndërrohen nё arrogantë. Ai i përket kampit tё fundit. Në vend qё të pёrshёndeste epokën e re, ai solli revolucionin për të ndalur atë. Në vend për të bërë jetën më të lehtë për Luca Magnis-in e Italisë, ai shmangu reforma jopopullore, i akumuloi shtetit edhe mё shumё borxhe, kaloi shumë nga koha e tij me kolegët  miliarderë, midis tyre edhe Kryeministrin rus Vladimir Putin, duke organizuar "bunga-bunga”, nё rezidencën e tij luksoze, qё një zot e di çdo me thënë. Ai mbeti akoma shumё  popullor, mjaftueshёm për t’u rizgjedhur, pjesërisht, për shkak se opozita ishte aq e dobët  kur klasa e vjetër politike italiane u eliminua dhe asgjë tjetër s’doli për ta zëvendësuar atë  dhe pjesërisht, sepse ai përfaqësonte "suksesin" material, në të cilin shumica e italianëve modernё aspironin.
Por tani tregjet e bonove e kanë “kapur” atё dhe prokurorët nuk do të jetë shumë prapa, ose të paktën kështu shpresoj. Gjë, e cila më kthen përsëri në mësimin e errët të karrierës së tij: “Pushtimi i Uall Street”. Rebelë libiane! Spanjollët tё shkelur! Kini kujdes për atë ç’ka dëshironi: eliminimi i klasës politike të vendit tuaj, nuk do të rezultojë në një gjendje më të mirë, ose një shoqërie të lumtur. Në vend të kësaj, nëse ju nuk jeni jashtëzakonisht të kujdesshëm, ju mund të keni si rezultat  kundërrevolucionin, mund të keni Berluskonin.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›