E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoqëria globale dhe qytetaria ndërkombëtare

Nga Gëzim Tushi

Gezim TushiProblemet e jetës qytetare në Shqipëri ka ardhur koha që duhen parë dhe vlerësuar me një optikë të re përtej tradicionale, në mënyrë që të zgjerojmë këmishën e qytetërimit tonë, që ai të afrohet me dimensionin e qytetërimit europian dhe përmasat e qytetarisë globale të së nesërmes. Por për atë duhet të fillojmë të mendojmë, të përgatitemi dhe të ndryshojmë qysh sot. Nuk është shpejt të mendojmë për sfidat që ka përpara qytetari i sotëm dhe qytetërimi ynë i nesërm, pjesë e kësaj bote moderne universal, globale dhe të mondializuar.
Në fakt, kësaj ideje as politikisht as sociologjikisht nuk ja kemi bërë shërbimin si duhet. Në këtë çështje mund të na kenë penguar edhe konceptet e ngushta të patriotizmit apo perceptime të gabuara të rreziqeve që vijnë nga kozmpolitizmi, i cili me sa duket mund të jetë ekuivalenti bazal i qytetërimit të nesërm. Kjo është arsyeja pse në sociologjinë tonë ka pak intervenime në këtë truall ku ka luanë. Ideja e ndërtimit të qytetarisë ndërkombëtare jam i bindur që nga shumë njerëz, për fat të keq edhe politikanë të vegjël pragmatistë e të dështuar konsiderohet tezë e parakohshme ose e rrezikshme, dëmprurëse për qytetërimin tonë kombëtar.

Ndërkaq, në Europë dhe në botë tani ka shumë trajtime dhe trajtesa teorike për qytetarinë ndërkombëtare, qoftë me terma sintetikë të sociologjisë së qytetërimit apo të doktrinave politike të integrimit, që përpiqen të sintetizojnë duke i parë gjërat drejt së ardhmes. Sidomos ndryshimet e mëdha dhe zhvillimet e përshpejtuara pozitive të qytetërimit modern, i cili po i përshtatet sfidave të ndërtimit të qytetërimit ndërkombëtar si kusht për bashkëjetesën organikisht qytetare në botën e sotme të globalizuar. Qytetërimi universal, qytetaria ndërkombëtare dhe shoqëria globale, nuk janë vetëm teorike por së pari janë instrumente konceptuale që do të ndërtohet e nesërmja e qytetërimit planetar.
Por intensifikimi i mendimit sociologjik rreth realiteteve të reja të qytetërimit të sintetizuara në këto terminologji, për shoqërinë tonë janë të rëndësishme. Ne duhet të familjarizohemi jo me termat dhe përdorimin e tyre, por me kuptimin e përmbajtjes dhe imperativave instrumentale që ato kanë në shoqërinë shqiptare aktuale. Përdorimi i tyre vërteton tendencën, prirjen, kahjen e lëvizjes së qytetërimit tonë. Më saktë futja në qarkullim teorik dhe politik më intensive të koncepteve të qytetarisë universal, ndërkombëtare apo globale (secila ka nuancat e veta sociale, nominale dhe terminologjike) që vërtetojnë se sot edhe ne shqiptarët jetojmë në kohë të reja planetare. Nuk mund të bëjmë nacionalistin e vogël apo patriotizmin provincial duke plotësuar dëshira politike kalimtare, pragmatiste dhe të mos kuptojmë kohën e qytetërimit modern, imperativat e saj. Kjo është e pafalshme, kjo është antipatriotike dhe kundërvenëse më zhvillimet që po sjell në shoqërinë dhe qytetërimin tonë ndikimi i globalizmit.
Kjo do të thotë se duhet të mendojmë të bëjmë atë që duhet për të bërë riformatimin e identitetit të qytetërimit tonë duke e afruar atë me parimet e njohura të qytetërimit të nesërm universal.

Sepse zhvillimi i qytetërimit tonë sipas parametrave humane, parimeve të shoqërisë së hapur, ndjenjës së qytetarit që gjithnjë e më shumë do të jetë nën influencat e forta të qytetërimit modern, edhe për qytetërimin tonë, janë objektivisht të pashmangshme.
Nganjëherë, kur dëgjon parrullat e vjetra romantizante të disa politikanëve që duan të bëjnë konservatorin e shtirë por edhe kur bisedon me njerëz të ndryshëm për të kuptuar thelbin dhe interpretuar esencën e zhvillimeve të reja të qytetërimit tonë, të duket sikur janë të prirur për të qenë nacionalistë të vegjël dhe për pasojë të përhapin padrejtësisht paranojën e gabuar se ndikimet e qytetërimit globalizues në kohën e sotme kanë efekte sociale negative për qytetërimin tonë. Nuk janë pak ata që në mënyrë konservatore, këto ndryshime të thella të natyrës së qytetarit dhe vlerave të qytetërimit tonë, i shikojnë me optikë të errët.
Akoma ka njerëz që mendojnë në mënyrë naive, se modeli i qytetërimit që vjen nga prirja dominante e universalitetit të botës modern që globalizohet dhe nevojës paralele që qytetari krahas respektimit dhe vlerësimit të merituar të dimensionit kombëtar të origjinës, ka detyrë të respektojë edhe përmasat e qytetarit ndërkombëtar, si patent e qytetërimit të përbashkët, si mjet për të jetuar ndryshe në botën e hapur dhe shoqërinë e globalizuar. Qytetaria ndërkombëtare nuk është e vërtetë se është shkak për të justifikuar ato zhvillime që cënojnë identitetin e jetës tonë të përditshme qytetare. Por ka dhe një problem tjetër, që është madhor dhe duhet kuptuar mirë nga njerëzit tanë si parakusht për konceptimin e rëndësisë së ndërtimit të dimensionit të qytetarisë ndërkombëtare dhe formatimin e qytetarit me aftësitë për të jetuar në botën me dimension global.

Problemi nuk duhet parë vetëm në aspektin psikosocial dhe moral të përmbajtjes së strukturës kontekstuale së qytetarëve tanë. Problemi është që gradualisht të fillojmë të nxitim në familje, shkollë, media kuptimin e drejtë të idesë së qytetarisë adekuate të epokës së globalizmit, kuptimit nga çdo qytetar shqiptar të vlerës, formave të shfaqjes dhe përmbajtjes së konceptit të qytetarisë ndërkombëtare.

Sepse, kohët e fundit gjërat kanë ndryshuar, kanë ndryshuar edhe konceptet e formatit të qytetarit dhe formatimit të qytetarisë globale. Në këtë kontekst problemi i qytetarisë ndërkombëtare sot shikohet si një faktor madhor dhe ndikues në rindërtimin e qytetërimit të kohës sonë. Sipas sociologëve të modernitetit, në kohën e globalizmit dhe modernitetit njerëzit janë qytetarë, të cilët duhet të binden se vetëm Së bashku mund të përmirësojmë standardet e jetesës, duke adoptuar politika të reja tregtie dhe ndihmash, mund të parandalojmë apo kurojmë sëmundjet me anë të vaksinave dhe produkteve farmaceutike, mund të marrim masa kundër ndryshimeve klimatike globale, mund të inkurajojmë rezistencën kundër tiranisë dhe shqetësimin për vlerën e çdo jete njerëzore. (Kwame Anthony Appiah, Kozmopolitizmi im, f 18-19)
Në sqarimin e gjerë politik dhe social të konceptit dhe realitetit të ndikimit të qytetarisë ndërkombëtare në shoqërinë e zgjeruar dhe botën e globalizuar, një kontribut me vlerë teorike dhe praktike ka dhënë filozofi francez Mishel Fuko, i cili ka përcaktuar ndërkohë mundësinë e veprimit në qytetërimin modern të tri parimeve të vlerës së qytetarisë ndërkombëtare. Fuko e ka parë esencën e qytetarisë ndërkombëtare më shumë në planin politik. Prandaj ka shkruar se në kohën sotme, Ka një qytetari ndërkombëtare që ka detyrat dhe të drejtat e saj dhe që i nxit njerëzit të protestojnë kundër çdo keqpërdorimi të pushtetit. Megjithatë është e kuptueshme ajo që ai ka dashur të thotë, e cila është shumë aktuale dhe kërkon që qytetarët e kohës sonë pavarësisht se jetojnë brenda kufijve nacional, duhet të reagojnë në front unik, në mënyrë të barabartë dhe integralisht ndaj luftës kundër të keqes, diskriminimit, shtypjes, dhunës shtetërore, etj.

Me fjalë të tjera, politikisht kërkohet që qytetaria ndërkombëtare duhet të jetë një realitet social kompakt reagues dhe të mbështesë zërin kundër fatkeqësisë njerëzore, tu kundërvihet atyre që mbajnë dhe shpërdorojnë pushtetin dhe rrjedhimisht janë përgjegjës. Duhet hedhur poshtë ndarja mes qytetarëve. Përkundrazi koha globale po bëhet gjithnjë e më shumë e favorshme që qytetarët pavarësisht nga kombësia apo rastësi të tjera, në kohën e sotme duhet të veprojnë konkretisht; qytetarët duhet të ndërhyjnë efektivisht në politikë dhe të thyejnë monopolin e qeverisë mbi veprimin. (Yves Sintomer, Pushteti dhe shoqëria civile:Fuko vs. Habermas, Revista Polis f.138)
Në fakt qytetaria ndërkombëtare, edhe pse

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›