E Diel, 1 Nëntor 2026

Perseri ankimim i PS-se per zgjedhjet e kryetarit te Bashkise se Tiranes

Ne Shqiperi Partia Socialiste kerkoi sot shpalljen e pavleftshmerise  se zgjedhjeve ne me shume se gjysmen e qendrave te votimit ne Tirane. Ky eshte thelbi i ankimimit qe ajo ka paraqitur ne Komisionin qendror te zgjedhjeve duke kundershtuar rezultatin e shpallur te shtunen ne mbremje

Komisioni qendror shpalli fitues dy dite me pare me 93 vota ne avantazh kandidatin demokrat Lulezim Basha por ashtu sic dhe kishin perseritur socialistet ne akimimin e tyre vleresojne se procesi ka patur sipas tyre shkelje serioze te cilat sic verejne ata kane ndikuar qarte ne percaktimin e fituesit. Ne te pakten 35 perqind te kutive sipas tyre ka patur probleme serioze me integritetin dhe sigurine e tyre.

Socialistet kerkojne te shpallen te pavlefshme zgjedhjet ne 284 nga 485 qendra votimit qe ka i gjithe kryeqyteti. Ata i referohen diferencave ne shifra ne tabelen e rezultatit te shpallur nga komisioni qendror si ajo mes fleteve te votimit dhe votuesve ashtu dhe fakti qe shuma e fleteve te vlefshme dhe atyre te pavlefshme nuk korrespondojne me numrin e fleteve te gjetura ne kutite e votimit. Ne ankimimin e tyre socialistet i referohen vendimit te fundit te kolegjit zgjedhor i cili duke u shprehur per mosrakordimin e shifrave kishte vleresuar se ishte cenuar parimi nje zgjedhes nje vote.

Sipas demokrateve megjithate kolegji e ka rrezuar ceshtjen e mosrakodrimit ndersa sipas kryetarit te komisionit qendror  Arben Ristani mosperputhjja e shifrave eshte trasheguar nga grupet e numerimit dhe Komsionet zona e nuk eshte nje problem qe lindi ne Komisionin Qendror.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›