E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna në familjet fierake shënohen 30 raste në 50 ditë

27/06/2011  Numrat arrijnë shifra rekord

FIER- Ka arritur në shifra rekord numri i rasteve të dhunës në familje në Fier. Për policinë e Drejtorisë së Qarkut Fier, vetëm pas periudhës pas zgjedhjeve janë regjistruar 30 ankimime dhe prononcime për dhunë sistematike nga ana e bashkëshortëve nga gratë fierake. Burime nga policia janë shprehur se edhe si 6 mujor shifrat janë alarmante. 139 denoncime janë kryer si 6-mujor në këtë vit të parë që është krijuar si seksion kundër dhunës, denoncimi i dhunës së bashkëshortëve kundër bashkëshorteve. Përballë këtij fakti tronditës kur policia është njohur me këto fakte ka vijuar më tej duke dorëzuar në organet e drejtësisë, dosjet dhe i kërkon gjykatës proces gjyqësor. Ajo që bie në sy është fakti se numri i përdoruesve të dhunës janë më tepër tek familjet nga zonat rurale. Sistemimi i tyre në qytet, mospërshtatja në jetën komunitare dhe elementët ekonomikë kanë zgjidhur dhunën “si të vetmin mjet” të komunikimit, ku brenda saj ka edhe dhunën psikologjike.

A. D.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›