Porti Durrësit hap dyert, qytetarët vërshojnë drejt shesheve
27/06/2011 Inaugurohet roboti që zhytet në 150 metra thellësi
DURRES- Porti i Durrësit ka hapur dyert dy ditë për të gjithë vizitorët, kureshtarët dhe ish-punonjësit e specialistët, të cilët kanë kaluar orë të tëra vizite në mjediset e brendshme. Programi “Open Port” është i dyti i këtij lloji dhe synon të shpalosë të gjithë faqen e ndryshimeve dhe transformimeve që ka pësuar infrastruktura, mënyra e menaxhimit, vizionin e perspektivën afatmesme dhe atë afatgjatë. Fillimisht ideja është lëshuar nga drejtori i APD Eduart Ndreu, i cili është edhe protagonisti kryesor i transformimit të plotë të këtij porti duke e sistemuar atë me portet më të lakmuara dhe rentabël në Adriatik. Dhjeta e qindra vizitorë nga Durrësi e Tirana kanë mundur të bëhen dëshmitarë të transformimit nga kalata Zero deri tek kalata Lindore në saj të investimit të dhjetëra projekteve për ta bërë portin e Durrësit të konkurrojë me shumë besueshmëri në rajon duke garantuar standarde në përpunim, çmim, kosto, siguri dhe kohë. Për dy ditë me radhë qytetarët e Durrësit janë ftuar që të vizitojnë ambiente të ndryshme, nostalgjikët e vjetër të portit bigën “Adem Reka” dhe dragaminën M 111, ndërsa më të rinjtë anijen patrulluese të Rojës Bregdetare “Iliria”, rimorkiatorët e portit etj. Por në ditën e parë të një larmie aktivitetesh, risia e këtij edicioni ka qenë inaugurimi i robotit të parë zhytës që është prodhuar nga një shqiptar. Erald Berberi është konstruktori i robotit që mund të zhytet deri në 150 metra thellë me qëllim filmimin e zonave të fund të detit. Eraldi është djali i Thoma Berberit, i cili në fillim të viteve ’80 shpiku batiskafin e parë shqiptar, me anë të të cilit janë xhiruar edhe një pjesë e mirë e skenave të filmit “Ballë për ballë”. Aktivitete të shumta ka pasur edhe për fëmijët, të cilët kanë ndjekur bashkëmoshatarët e tyre në një skenë kërcimi, interpretime këngësh, ndërsa janë argëtuar edhe nga klounët dhe akrobatët e shumtë. Drejtori ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, Eduard Ndreu, është shprehur se aktiviteti synon “t’u afrojmë të gjitha mundësitë qytetarëve të shohin se çfarë është bërë në vitet e fundit në portin më të madh të vendit, të shohin infrastrukturën dhe superstrukturën e tij”. Por për nostalgjikë, të apasionuar pas mjeteve detare, si dhe vet ish-punonjësve të portit ka qenë një mundësi më shumë në shuajtjet e kureshtjes dhe të mallit. Porti ruan në një gjendje mjaft të mirë mjetet lundruese që njihet si biga “Adem Reka”, apo dragamina M 111. Aktivitetet kanë vazhduar më pas me interpretimin e këngëtarëve të njohur shqiptarë, si Vedat Ademi, Maja, Juliana Pasha, vëllezërit korçarë etj, ndërsa i ftuar special ka qenë DJ Stanford nga Amsterdami. Ideatorët e “Open port” kanë parashikuar shfaqje të llojeve të ndryshme për fëmijë dhe të rritur, ekspozita fotografike, ndërsa kureshtarët dhe nostalgjikët e portit kanë vizituar mjetet emblematike te porti. Aktiviteti është vlerësuar edhe nga krerë lokal të qarkut, prefekturës, bashkisë, deputetë të qarkut, përfaqësues të ministrive, Dhoma e Tregtisë e Industrisë, bota e biznesit etj. Qytetarë të të gjitha moshave kanë vërshuar fillimisht drejt shesheve e kalatave dhe më pas kanë vizituar mjetet e ndryshme. Këtë vit vëzhguesit e kujdesshëm kanë mundur të kuptojnë edhe ndryshimin njëvjeçar. Sivjet ka nisur së funksionuari terminali i ri i udhëtarëve, si dhe investimet në miliona dollarë janë bërë në pjesën lindore të portit deri në skajin më fundor. Vizitorët kanë hipur në vinça, anije, dragën e madhe, si dhe kanë vëzhguar mjetet e ndryshme, pajisjet e portit, procesin e përpunimit të mallrave nga anijet e huaja dhe ato shqiptare. Drejtori Eduart Ndreu ka thënë se mesazhi i një dite të tillë është më se i qartë. “Të hyje në port ka qenë herezi dhe kjo mbyllje ka ngjallur edhe dyshime lidhur me aktivitetin që zhvillohej brenda mureve dhe gardhit të lartë me hekura”,-pohoi Ndreu. Tani porti ka një fizionomi krejt të ndryshme. Porti është vend pelegrinazhi, por edhe kantier i madh për punë. Xh. Gradica