E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përsëri në rrugë

Filmi paraqet aktorët Viggo Mortensen dhe Kodi Smit-McPhee si baba e bir, që udhëtojnë nëpër botën post-apokaliptike.

Regjisori John Hillcoat ka bërë të ditur se ka qenë një vendim unanim për t’i pasur në ekip këngëtarët Cave dhe Ellis për të orkestruar muzikën.

“Ne nuk kemi dashur një kolonë zanore të rëndë”, ka thënë ai.

“Do ta rëndonte filmin. Duhej të ishte pothuajse e lehtë, nëse më lejohet të them kështu,” ka shpjeguar regjisori, i cili ka punuar me çiftin në filmin e tij të mëparshëm, ‘The Proposition’ – skenari i të cilit ishte bërë gjithashtu nga Cave.

‘The Road’ është shfaqur nëpër kinematë e Britanisë së Madhe të premten e kaluar dhe paraqet protagonistët në një peizazh të rrënuar të kanibalizmit, dhjetë vjet pasi një kataklizëm i paemër të ketë shkatërruar civilizimin.

Multi-instrumentalisti Warren Ellis, nga The Dirty Three, Grinderman dhe The Bad Seeds, ka përshkruar se si kolona zanore ka funksionuar me tregimin e filmit.
“Njëra anë e muzikës duhet të mbështesë këtë histori të bukur ndërmjet babait dhe birit dhe ana tjetër që ne e dëshironim ka qenë toka në trazirë – kjo ndjenjë e vazhdueshme ‘rënies në pjesë’,” ka thënë ai për BBC 6 Music.

“I kemi pasur dy lloje shumë të ndryshme të muzikës.”

Megjithatë, pavarësisht nga toni i zymtë i filmit, Hillcoat ka thënë se kolona zanore ka pasur nevojë për një prekje të lehtë: “Nuk ka pasur nevojë të jetë e zbukuruar tepër, e madhe dhe e rëndësishme, sepse do ta bënte materialin vetëm sa për t’u dukur.”

“Kemi folur për gjërat e frikshme, gjë që është diçka që këta djem mund ta bëjnë për një nanosekondë, me sytë e mbyllur, sepse ata janë shumë aventurier me zërat shqetësues.
Për më shumë, aty është bukuria dhe butësia si kontrapunkt, që gjithashtu nevojitej.”
“Ka liri në të,” ka thënë ai për teknikën e Cave dhe Ellis. “Është një lloj i cilësisë intuitive, instinktive.”

Duke u kthyer te projekti i tij muzikor i radhës, Warren Ellis ishte paksa i druajtur, por tha se përfundimisht do të lakmonte të punonte prapë me Cave.

“Ne nuk kemi diçka konkrete për momentin, por po vijnë oferta dhe ne vetëm i pranojmë një nga një,” ka thënë ai.

“Shpresojmë se do të ketë diçka tjetër vitin tjetër.”

Libri i autorit Cormac McCarthy ishte shpërblyer me çmimin Pulitzer Prize for Fiction në vitin 2007 dhe në vitin 2006 me çmimin James Tait Black Memorial Prize for Fiction.

BBC

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›