Dorezat e skaduara te Ushtaraku, drejtori e mohon
pitali Ushtarak ka gjendje 120 mijë palë doreza, por personeli mjekësor punon pa to. Mjekët thonë se dorezat kanë rastisur të skaduara dhe griseshin sapo i vije në dorë. Drejtori i spitalit e mohon.
TIRANE- Në farmacinë qendrore të spitalit Ushtarak, mund të ketë rezervë 120 mijë palë doreza, por ata janë të papërdorshme, pasi me tenderat e spitalit janë pastruar magazinat e të tjerëve". Ka qenë ky reagimi i mjekëvë të këtij spitali, të cilët shpjegojnë se në shumicën e rasteve ndodh, që, ose dorezat janë të skaduara, ose janë numër i vogël dhe ata nuk mund t'i përdorin. Ndërkohë që drejtori i spitalit, Bedri Mihaj, nuk i ka pranuar akuzat dhe është përgjigjur se është të gatshëm t'i nënshtrohet çdo lloj grupi kontrolli për të vërtetuar të kundërtën.
Akuza e mjekëve
Spitali Ushtarak ka gjendje 120 mijë palë doreza, por personeli mjekësor punon pa to, duke rrezikuar edhe shëndetin e tyre, pasi ata janë të papërdorshme. "Spitali mund të ketë gjendje 120 mijë palë doreza, por problemi është se ata nuk na hyjnë në punë. Kjo pasi në shumicën e rasteve dorezat kanë rastisur të skaduara dhe griseshin sapo i vije në dorë, ndërsa një pjesë shumë e madhe e tyre janë numër i vogël, 6 ose 7, ndërkohë që mua më duhet numri 8, - tregon njëri nga mjekët. - Dhe, edhe në ata raste kur ne mundohemi t'i vëmë me zor, ata çahen dhe nuk kryejnë funksionin e tyre, kështu që ne nuk shkojmë fare t'i tërheqim nga magazine sepse nuk na hyjnë në punë", - ka përfunduar ai. Më tej ata sqarojnë se kjo është lojë tenderash dhe me paratë e spitalit Ushtarak janë pastruar magazinat e të tjerëve. "Po me sa duket në vendin ku i ka blerë spitali Ushtarak këto doreza, kanë mbetur vetëm numrat e vegjël dhe prandaj i kanë marrë, pa pyetur nëse do të na hyjnë në punë apo jo", - shpjegojnë mjekët, ndërsa thonë se është absurde të mendosh se ata shesin dorezat. "Një palë doreza kushtojnë 300 lekë të vjetra dhe është absurde të mendosh se ne i shesim ata, pasi na duhen në çdo kontakt që kemi me pacientët. Spitali ynë ka kaq shumë mungesa, saqë jemi të detyruar që t'u kërkojmë të afërmve të pacientëve, që përpara se familjari i tyre të futet në sallën e operacionit të blejë betadinë (në privat) sepse në spital nuk ka. Deri këtu ka arritur puna", - shprehet ai i indinjuar me kushtet e vështira me të cilat iu duhet të punojnë çdo ditë.
(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)