Agim Nesho: “Ndryshimi që do të sjellin në botë dhe SHBA zgjedhjet presidenciale
Ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA analizon zgjedhjet e 4 nëntorit. Nesho: “Pavarësisht se kush fiton zgjedhjet, SHBA-të lidhje të ngushta me popullin shqiptar”
Shaban Sulçe
72 orë përpara rënies së gongut për përballjen finale midis Barak Obamës dhe Xhon Mekein, sipas ish-ambasadorit të Shqipërisë në SHBA Agim Nesho pavarësisht rezultatit në zgjedhjet presidenciale të 4 nëntorit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të ndjekin politikën miqësore dhe të ngushtë me popullin shqiptar. Në një intervistë për gazetën “Albania”, Nesho ka theksuar se rezultati i zgjedhjeve presidenciale amerikane ka një rëndësi dhe interes të veçantë jo vetëm në SHBA, por edhe për Europën, Lindjen e Mesme dhe më gjerë. Gjatë kësaj interviste, ish-ambasadori shqiptar në SHBA ka bërë skanerin e kandidatit demokrat Obama dhe të kandidatit republikan Mekein, duke analizuar edhe filozofitë e tyre dhe politikat që ata do të ndjekin në drejtimin e Shtëpisë së Bardhë.
Z. Nesho, edhe pak ditë na ndajnë nga zhvillimi i zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Si i konsideroni ju këto zgjedhje dhe çfarë do të sjellin ato për Shtetet e Bashkuara të Amerikës?
Zgjedhjet e vitit 2008 po priten me interes të veçantë jo vetëm në SHBA, por edhe në Europë, në Lindjen e Mesme dhe më gjerë. Megjithëse Presidentit të SHBA-ve i është deleguar një pushtet i madh nga Kushtetuta Amerikane, institucionet e shtetit amerikan janë të aftë të realizojnë praktikisht “kontroll-balancën” e pushtetit. Pse këto zgjedhje shikohen si të veçanta:
Së pari, profili i kandidatëve. Të dy kandidatët kryesorë, por edhe kandidatët e tjerë që morën pjesë në garë përfaqësonin një shtresë shoqërore, grup ose minoritet. Për herë të parë në këto zgjedhje kishte një kandidat kryesor nga minoriteti afro-amerikan, një kandidate grua, një kandidat nga fusha e financës por me besim norman etj. Së dyti, kriza ekonomike, e cila është kriza më e thellë pas depresionit të viteve ‘29-‘33. Ndoshta bota e globalizuar, marketet e reja të vendeve në zhvillim, nuk po lejojnë që kriza financiare në SHBA të kalojë në një krizë të përbotshme. Presidenca e Bushit me sistemin e saj ekonomik influencoi në krijimin e kësaj krize duke sjellë fundin e sistemit ekonomik Reganian dhe nevojën e risjelljes së politikave ekonomike të majta, për një ndërhyrje të shtetit në ekonomi.
Së treti, në politikën e jashtme të SHBA-ve dhe marrëdhëniet e saj me Europën, demokracitë e tjera dhe botën. “Presidenca Imperiale”, siç kanë filluar ta quajnë shumë historianë Presidencën e G. Ë. Bushit ka deformuar disa raporte në marrëdhëniet ndërkombëtare, të cilat pritet me padurim të rivendosen përsëri:
-vendimmarrja unilaterale për të vendosur paqen dhe stabilitetin në botë duke anashkaluar OKB-në, politikën multilateraliste etj.
- përdorimin e forcës pa konsensusin ndërkombëtar duke ushtruar mbrojtjen paraprake “preemptive diplomacy”
- anashkalimin dhe shpërfilljen e marrëdhënieve me Europën.
Amerikanët dhe shoqëria mendojnë se këto zgjedhje do të sjellin një ndryshim të pritur.
Cili është komenti dhe vlerësimi juaj për kandidatët Mekein dhe Obama dhe për filozofitë qeverisëse që ata mbartin?
Të dy kandidatët presidencialë janë dy personalitete të mëdha dhe me vlera të padiskutueshme. Xhon Mekein është një hero i luftës në Vietnam, një njeri me integritet, me eksperiencë të madhe dhe të gjerë në Senatin Amerikan, një konservator liberal që pozicionin e tij e mban në qendër të skakierës politike. Ai njihet për shumë ligje dhe propozime bipartizane në Senat dhe është i prirur dhe plot energji për të bërë ndryshime. Megjithëse të dy kanë programe të ndryshme, diferencat janë tepër të vogla. Senatori Mekein do të forcojë institucionet amerikane dhe agjencitë për të siguruar paqen, sigurinë dhe dominuar luftën kundër terrorizmit. Ai premton ngritjen e forcimit të vendeve demokratike si alternativë të OKB-së dhe pengesave që sjell ky institucion me velat dhe burokracitë që krijon. Ai do të vazhdojë linjën republikane dhe dorën e fortë në Lindjen e Mesme dhe në politikën e tij të jashtme në Irak dhe Iran. Senatori Obama është surpriza e këtyre zgjedhjeve jo vetëm në profilin e tij, por edhe në programin elektoral. Ai fitoi “primary” vetëm duke bërë thirrje për “ndryshim”, për një politikë të re në interes të SHBA-së, demokracisë dhe jo interesave partiake në SHBA. Ai kërkon një konsensus të gjerë, diskutim dhe marrëveshje përpara se të kryhen e teprohet me anë të forcës. Ai mendon që multilateralizmi është një opsion që duhet respektuar si nevojë për të ulur tensionet dhe shtuar konsensusin. Në luftën kundër terrorizmit, ai është po aq i fortë sa Mekein dhe Bush. Ai nuk pranon asnjë kompromis me terroristët dhe do t’i qëndrojë fort kësaj linje. Në ekonomi, ai premton atë që Klintoni realizoi si një demokrat i madh. Një rol më të madh të shtetit, taksa të diferencuara, një politikë sociale dhe edukim ambicioz.
Po përsa u përket dy kandidatëve për zëvendëspresident, Sara Pejllin dhe Xho Bajden. Sa e rëndësishme ka qenë prezenca e tyre në garën presidenciale?
Të dy kandidatët për President kanë bërë zgjedhjet e tyre pragmatike për zëvendëspresidentët e tyre. Zakonisht zgjedhjet për zëvendëspresident në SHBA bëhen për të krijuar disa balanca elektorale dhe përfaqësimi. Kështu p.sh, një president nga Veriu kërkon një zëvendëspresident nga Jugu dhe mundësisht nga një shtet problematik në votim e kështu në vijim. Senatori Obama bëri një zgjidhje kompromisi dhe pa riskuar profilin e tij. Ai kritikohej shpesh që nuk kishte eksperiencë dhe nuk njihte mirë marrëdhëniet ndërkombëtare. Pikërisht ai zgjodhi më të mirin në këtë fushë, kryetarin e Senatit për Politikën e Jashtme, Senatorin Xho Bajden. Bajden është një senator me eksperiencë të gjerë dhe një nga njohësit më të mirë të politikës së jashtme të botës. Senatori Mekein bëri një zgjedhje pragmatike me qëllim për të mbledhur votat e grave, të cilat ndiheshin të nënvlerësuara nga humbja e kandidaturës së Hillari Klinton. Ai donte të thoshte se senatori Obama është i njëjtë me zgjedhjen e tij, guvernatoren Sara Pejllin: të rinj, energjikë, por pa eksperiencë. Ajo që Amerika do sot është devotshmëria dhe eksperienca. Zgjedhja e Pejllin u duk sikur ndryshoi balancat dhe amerikanët u entuziazmuan me zgjedhjen “është njëra si ne”. Por kjo nuk mjaftonte. Gjatë garës presidenciale u vu re se Pejllin ishte pa eksperiencë dhe bënte gabime, nuk dinte dhe nuk krijonte besim tek amerikanët. Kjo zgjedhje i kushtoi senatorit Mekein dhe humbjen e përkrahjes nga shumë republikanë të shquar, si sekretari Pauell etj.
A mund të na bëni një analizë të shkurtër të fushatës elektorale në SHBA. Cilat ishin pikat e saj më pozitive dhe ato më të kritikuarat. Çfarë risish solli ajo?
Fushata elektorale në SHBA është një nga fushatat elektorale më të veçanta, të zhvilluara ndonjëherë. Për herë të parë një kandidat i minoritetit dhe një afro-amerikan mbledh fonde të jashtëzakonshme financiare, duke ia kaluar kandidatit republikan. Karakteristikë tjetër e kësaj fushate janë qëndrimet asimetrike të dy kandidatëve. Senatori Obama është i prirur të shpjegojë ndryshimin, fenomenet, tendencat, duke iu larguar sulmeve personale, ndërsa stafi i senatorit Mekein e ka përqendruar fushatën në cilësitë e kandidatit dhe sulmet kundër tij. Një karakteristikë tjetër e kësaj fushate është se ka energjizuar një pjesë të konsiderueshme të popullsisë urbane, minoritare, të afroamerikanëve, të cilat janë regjistruar dhe duan të votojnë duke pritur një ndryshim. Shumë prej tyre kanë filluar të votojnë përpara, për të mos humbur votën e tyre. Megjithëse rezultatet paraprake të sondazheve e vënë senatorin Obama në krye, me diferencë, ekspertë të shquar si Karl Rove thonë se duhet të pritet rezultati final. Rove thekson situatën e vitit 2004, kur edhe televizionet filluan të thërrisnin “Presidenti Kerry” në bazë të sondazheve, ndërkohë që rezultati doli krejt ndryshe.
Duhet të presim 4 nëntorin, për më tepër kur tashmë njihet në Amerikë efekti “Bradley”, ku si rezultat i psikologjisë së amerikanëve, të cilët nuk preferojnë të komentojnë kur konkurruesi është një përfaqësues i minoritetit afrikano-amerikan.
Si do të ndikojë natyra e zgjedhjeve në SHBA në politikat ndërkombëtare dhe kryesisht në rajonin e Ballkanit? Cili do të jetë raporti dhe impakti i Shqipërisë me zgjedhjet presidenciale amerikane?
Kushdo që të zgjidhet nga kandidatët presidencialë, politika amerikane ndaj rajonit tonë do të jetë e njëjtë, për arsye se insitucionet amerikane që e drejtojnë atë ruajnë dhe respektojnë vazhdimësinë. (Departamenti i Shtetit, NCS etj)
Lidhur me Shqipërinë, ku në pamjen e parë Mekein duket më pozitiv, çdo president do të vazhdojë politikën miqësore dhe të ngushtë me popullin shqiptar, i cili ka ditur të njohë dhe të krijojë lidhje të thella e të fuqishme me SHBA-në, pa i bazuar ato në qeveritë dhe udhëheqësit e radhës në të dy vendet.
1 Nentor 2008