Personazhi/Karriera sekrete e “Roxher”-it, njeriu që shkatërroi Al-kaedën
Nju Jork – Ditën që vranë Bin Laden, njeriu që shkatërroi Al Kaedëm mbeti i mbyllur në zyrën e tij për të kontrolluar nëse gjithçka po shkonte sipas planit. Pastaj, ndërsa pranë Dhomës Ovale të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Barak Obama e me radhë, të gjithë njerëzit e presidentit u lëshuan në entuziazmin historik, “Roxher” doli nga skuta e tij – aty në zyrat e blinduara të Langley, në Virginia - dhe thithi një tjetër frymëmarrje të cigares: që është dhe i vetmi ves që në dhjetë vitet e fundit, thonë se i ka lejuar vetes. Sepse Roxher-i është më shumë se një asketik. Kreu i Qendrës kundër terrorizmit të CIA-s - CTC-ja mitike – është një mysliman i devotshëm që për shkatërrimin e fundamentalistët islamikë ka kushtuar të tërë jetën e tij. Historia e Roxher është sekret më të mahnitshëm dhe më i mbajturi mirë në pesëmbëdhjetë vite luftë ndaj terrorit në Amerikë. Po, qendra kundër terrorizmit të CIA-s, CTC-ja (Counterterrorism Center), është seksioni më frikshëm dhe më aktiv i Agjencisë Qendrore të Zbulimit, CIA. Por paraardhësit e Roxher-i njiheshin me emër dhe mbiemër: nga Cofer Black deri tek i fundit Robert Granier. Por kur gazeta prestigjioze “Uashington Post” vendosi të sjellë faqen e saj të parë këtë histori, të këtij drejtuesi të Qendrës kundër terrorizmit të CIA-s, agjencia e drejtuar tani nga ish-gjenerali David Petraeus u ndal tek dera: asnjë emër, nuk ka moshë, nuk ka asgjë për të thënë. Identiteti i kreut të CTC-së duhet të mbetet një mister, edhe pse deri kohët e fundit ai ishte kandidat për postin më të lartë të CIA-s.
Por pse roli i Roxher është kaq misterioz dhe i fuqishëm? Për shkak se ky zotëri – që kur hyri në agjenci, në vitin 1979, të gjithë e konsideronin dembel dhe kokëfortë, dhe sot sikur pothuajse po hakmerret me vartësit dhe kolegët, si një maniak që sheh edhe gabimin më të vogël - është njeriu që mendoi, që nisi dhe menaxhoi gjithë operacionin që ka grimcuar rrjetin e Bin Laden: me avionët e telekomanduar “drones”. Roxher-i është krahu i një mendje që quhet Obama. Ka qenë Presidenti Obama, i sapozgjedhur në detyrë, që i ka kërkuar shefit të CIA-s së atëhershëm Leon Paneta, të dyfishojë përpjekjet për të kapur Osama Bin Laden dhe për të shkatërruar terroristët: por pa vazhduar flijimin e amerikanëve. Ka qenë Presidenti Obama që ka intensifikuar sulmet me “dronë” të telekomanduar: më pak rreziku për, ne, dhe natyrisht, më shumë rreziqe për popullsinë.
Panetta ka dyfishoi sulmet: nga 53 sulme në 2009 në 117 të 2010. Dhe më pas “ish-007” u shpërblye me karrigen e Pentagonit. Por arkitekti i vërtetë i zbythjes së Al-Kaedës ishte Roger. Kreu i CTC-së në CIA-s ka ardhur në këtë detyrës pas një shëtitje të rrezikshme agjent në zemër të Afrikës, në kaosin e Kajros, etj.
Pikërisht në Afrikë ka takuar gruan që më pas do të bëhej bashkëshortja e tij. Dhe kjo, islamike, do ta bëjë të konvertohet në fenë e Muhamedit. Duhet të kesh guxim për të bërë punën e Roxher -it: veçanërisht të jesh pashpirt. Sepse pika e kthesës së fushatës së ajrit më “dronë” erdhi kur ai vendosi thjesht të shkonte në hapin e dytë: domethënë të bombardonte edhe kur nuk ishin të dhëna të caktuara e të mjaftueshme në lidhje me "cili" ishte i pranishëm në atë zonë të veçantë - por që dihej me siguri se "dikush" aty ishte. Ishte apo nuk ishte një mbledhje fundamentalistësh islamikë? Kaq ishte e mjaftueshme: avionët pa pilot “dronë” të niseshin për të sulmuar. Në fund të fundit luftën kundër Al Kaedës SHBA-të e kanë fituar kështu:: Pas dhjetë viteve dhe dy luftëra të gjata. Në zhargon zgjidhja e ofruar nga Roger quhet nënshkrimi i sulmit, “signature strikes”: që do të thotë se sulmohet mbi bazën e vetme të sjelljes së tyre. Me leje, natyrisht, të Shtëpisë së Bardhë.
Pra, ishte CTC-ja e Roxher që i ka shkaktuar humbje të më mëdha organizatës terroriste “Al Kaeda” dhe kanë asgjësuar strukturën bazike të Bin Ladenit. Por pikërisht në CTC-në e Roxher Al-kaeda ka shkaktuar goditjen më serioze ndonjëherë kundër CIA-s. Masakra e Khostit, me shtatë agjentë të vdekur në bazën e tyre në Afganistan, pas gjetjes së një kamikazi vetëvrasës që besonin se ishte “njeri i tyre”. Në Langley thonë se ky rekord tragjik duhet të regjistrohen nën emrin e Roger. Ishte ai që vuri në atë bazë një mike të besuar, por me pak përvojë në këtë fushë, Jennifer Mattheës, që përfundoi mjerisht në mesin e viktimave. Dhe thonë se pikërisht metodat e tyre, të Mattheës dhe Roger, kanë shkaktuar katastrofën: nxitimi për të grumbulluar informacion, përdorimi i pakujdesshëm i informatorëve për të mbledhur informacion mbi vendet për të goditur me dronë, avionë pa pilot. A është e vërtetë? Apo është thjesht zili e 007 të tjera? Ajo çfarë është e sigurt është se "aksidenti" "ka ndërprerë karrierën e jashtëzakonshme të një mysliman i cili kishte masakruar e myslimanë. Dhe tjetër: Osamën, në fund të fundit, a nuk e kemi dërguar në ferr?
Marrë nga La Repubblica