E Diel, 1 Nëntor 2026

“Krijimi i sigurisë në vend një nga faktorët themelorë për përparimin e shpejtë të vendit”

28-03-2012 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha pret Giuseppe Fera dhe Nicola Simone, ish-drejtues të policisë italiane

Kryeministri Sali Berisha ka pritur dje në një takim të veçantë ish-zëvendësdrejtorin e përgjithshëm i policisë italiane dhe drejtor i përgjithshëm i Policisë Kriminale në vitet 2001-2004, Giuseppe Fera dhe ish-drejtorin e Interpolit italian, Nicola Simone, autorë të librit “Itali-Shqipëri, ura me Bashkimit Europian dhe Ballkanit”.
Gjatë këtij takimi, Kryeministri Sali Berisha u shpreh se “bashkëpunimi me policinë italiane përbën edhe sot një faktor të rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme”. “Krijimi i sigurisë në vend ka qenë një nga faktorët themelorë për përparimin e shpejtë të vendit, si dhe për pranimin e tij në NATO dhe integrimin e vazhdueshëm europian. Ka qenë një fakt domethënës që me gjithë fluksin e rreth katër milion turistëve dhe vizitorëve gjatë vitit të kaluar, nuk ka pasur asnjë incident keqbërje ndaj tyre”, theksoi kryeministri gjatë takimit me Giuseppe Fera, ish-zëvendësdrejtor i përgjithshëm i policisë italiane dhe drejtor i përgjithshëm i Policisë Kriminale në vitet 2001-2004, dhe Nicola Simone, ish drejtor i Interpolit italian, autorë të librit “Il ponte Italia-Albania tra l’Unione Europea e i Balcani”, që u promovua sot në sallën “Dea” të Pallatit të Kulturës në Tiranë, nën kujdesin e Ministrisë së Brendshme, Ambasadës Italiane në Tiranë dhe Institutit Italian të Kulturës.
Kryeministri vlerësoi punën e dy drejtuesve të lartë të policisë italiane gjatë periudhës 1998-2001, kur ata drejtuan misionin e policisë italiane në Shqipëri.
“Bashkëpunimi me policinë italiane përbën edhe sot një faktor të rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme. Krijimi i sigurisë në vend ka qenë një nga faktorët themelorë për përparimin e shpejtë të vendit, si dhe për pranimin e tij në NATO dhe integrimin e vazhdueshëm europian. Ka qenë një fakt domethënës që me gjithë fluksin e rreth katër milion turistëve dhe vizitorëve gjatë vitit të kaluar, nuk ka pasur asnjë incident keqbërje ndaj tyre”, theksoi Kryeministri.
Në takim morën pjesë edhe gjenerali Fabrizio Lisi, ish drejtues i forcave të Guardia di Finanza në misionin italian, si dhe ish-ambasadori i Italisë në Tiranë në vitet 1999-2003, Mario Bova. Grupi u shoqërua nga ambasadori italian në Tiranë, Massimo Gaiani.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›