Ministria e Mbrojtjes, shtëpi për 900 ushtarakë
Drejtoria e Ekonomisë dhe Privatizimit ka vendosur t’u japë tyre ndërtesat e ushtrisë në zonat urbane
Laureta RRyçi
Tiranë - Ministria e Mbrojtjes ka vendosur të japë si banesa në favor të personelit ushtarak atë pjesë të godinave që janë ndërtuar brenda zonave urbane. Drejtoria e Ekonomisë dhe Privatizimit prej disa muajsh ka marrë në shqyrtim të gjitha objektet e ndërtuara që i përkasin këtij dikasteri dhe ka rezultuar se ka në zotërim troje të përshtatshme për ndërtime. Në këtë drejtori mësohet se janë rreth 900 dosje që u përkasin ushtarakëve me shtëpi të paprivatizuara. Drejtoria e Ekonomisë dhe Privatizimit mendon që t’i përdorë këto troje për ndërtimin e shtëpive për këtë kategori njerëzish, duke përdorur burimet e Ministrisë dhe të Forcave të Armatosura, ndihmat, si edhe bashkëpunimin me firma private ndërtimi. Burime pranë kësaj drejtorie shpjeguan dje për gazetën “Albania” se ky projekt do të realizohet në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Financave, pasi do të jenë specialistët e këtij dikasteri që do të bëjnë dhe përllogaritjet për të siguruar banesa për 900 familje ushtarakësh.
Ndërtesat
Aktualisht Forcat e Armatosura shqiptare kanë në pronësi rreth 6000 objekte. Pas procesit të rikonstruksionit disa prej tyre nuk do të jetë e nevojshme që t’i përkasin ushtrisë. Drejtoria e Ekonomisë dhe Privatizimit në Ministrinë e Mbrojtjes ka si objekt të identifikojë ato godina që mbeten të lira nga procesi i ristrukturimit të Forcave të Armatosura. Të studiojë mundësitë e përdorimit të tyre në favor të ushtarakëve për banim ose për argëtim. Të privatizojë ato që mbeten në përputhje me legjislacionin në fuqi nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Privatizimit. Gjithashtu pritet të transformojë statusin e ndërmarrjeve në pronësi të Ministrisë në ndërmarrje me kapital të përbashkët, duke krijuar në këtë mënyrë mundësinë për komercializimin dhe privatizimin e tyre.
Privatizimi
Pjesa më e madhe e godinave të papërdorura ndodhet në zonat rurale, larg nga zonat urbane dhe sipas specialistëve, nuk ka interes as për t’i privatizuar dhe as për t’i përdorur si banesa. Po sipas tyre, ajo pjesë e godinave që gjendet në bregdet po tërheq interesin e njerëzve, të kompanive, brenda dhe jashtë vendit. Sipas informacionit për godinat rezulton se infrastruktura ushtarake ndodhet në zonat më interesante përgjatë deteve Adriatik dhe Jon. Politika e Drejtorisë së Ekonomisë dhe Privatizimit është që t’i kthejë disa nga këto zona ushtarake në mjedise çlodhëse për personelin ushtarak dhe familjet e tyre. Megjithatë, mbeten disa, të cilat nevojitet të lihen me qira për një kohë relativisht të gjatë, në pritje që Ministria t’i përdorë për interesin e saj. Kërkesa për marrje me qira duhet të bëhet në Ministrinë e Mbrojtjes.
900
është shifra zyrtare që u përket ushtarakëve me shtëpi të paprivatizuara. Këta ushtarakë janë në pritje të përfitimit të trojeve që i përkasin Ministrisë së Mbrojtjes
6000
objektet kanë në pronësi aktualisht Forcat e Armatosura. Specialistët kanë vërejtur se jo të gjitha objektet kanë interes të privatizohen për shkak se janë në zona rurale
Box
Ushtarakët ankohen te Avokati i Popullit për privatizimin e banesave
Dhjetëra familje ish-ushtarakësh në rezervë apo edhe të atyre që vazhdojnë të jenë aktivë, ende janë pa një shtëpi në emër të tyre. Ndërsa kanë përfituar vite më parë për të jetuar në godinat që u përkisnin ish-reparteve të Forcave të Armatosura, asnjëri prej tyre nuk ka mundur të bëjë privatizimin e banesës. Ish-ushtarakët i janë drejtuar Avokatit të Popullit për të ndërhyrë në rrugë institucionale në lidhje me problemin e tyre disavjeçar. Kreu i këtij institucioni, Ermir Dobjani, jo vetëm është njohur me shqetësimin e ish-ushtarakëve, por i ka shkruar një rekomandim zyrtar ministrit të Mbrojtjes, Gazmend Oketa. Dobjani i ka kërkuar në rrugë zyrtare Oketës që të ndërmarrë një nismë ligjore për t’u ardhur në ndihmë këtyre familje ushtarakësh që më në fund të kenë një banesë të ligjshme. “Rekomandojmë marrjen e masave për hartimin e draftit të Vendimit të Këshillit të Ministrave ‘Për kriteret e përfitimit të së drejtës së parablerjes për objektet dhe trojet që dalin të lira nga ristrukturimi i ushtrisë’ dhe përcjelljen e projektit qeverisë për miratim”, - thuhet në rekomandimin e Dobjanit. Sipas Dobjanit, nga verifikimet e kryera ka dalë se në vështrim të Nenit 39 të Ligjit Nr. 9210, datë 23.03.2004, “Për Statusin e ushtarakut”, duhet të dalë një vendim qeverie për të përcaktuar kriteret e përfitimit nga ushtarakët të së drejtës së parablerjes për objektet, bashkë me trojet funksionale, të dala të lira nga ristrukturimi i Forcave të Armatosura dhe që mbeten pronë e shtetit, për nevoja strehimi. Dalja e një vendimi të tillë ishte parashikuar brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Por, ndonëse ka një kohë të gjatë (rreth katër vjet) që ligji ka hyrë në fuqi, një vendim i tillë ende nuk ka dalë. Për pasojë rezulton që mosnxjerrja e aktit nënligjor është një nga shkaqet kryesore që ka çuar në mohimin e kësaj së drejte për ushtarakët aktivë dhe ata në rezervë. Dobjani e ka njohur ministrin e Mbrojtjes me faktin se prej vitesh në zyrën që ai përfaqëson kanë mbërritur ankesa nga ushtarakët për këtë problem.
Box
Problemi i hershëm
Në lidhje me këtë problem rezulton që Avokati i Popullit i ka dërguar edhe njëherë më parë një rekomandim zyrtar në vitin 2006 ministrit të asaj kohe. “Për këtë çështje ne i kemi dërguar një rekomandim Ministrisë së Mbrojtjes, më datë 30.05.2006. Në përgjigje të këtij rekomandimi, nga ana e Ministrisë sqarohet se është paraqitur në Këshillin e Ministrave projektvendimi, por ka hasur në kundërshtimin e disa ministrive”. Kështu shkruhet në rekomandimin zyrtar të Dobjanit. Sipas këtij të fundit, drejtuesit e ministrive të sipërcituara kanë argumentuar mendimin kundër të tyre me Nenin 39 të Ligjit Nr. 9210, datë 23.03.2004 “Për Statusin e ushtarakut”, që sipas tyre, bie ndesh me Nenin 23 të Ligjit Nr. 7512, datë 10.08.1992, “Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private, të nismës së lirë, veprimtarive private të pavarura dhe privatizimit”, ku përcaktohet se kalimi i pronës shtetërore në pronë private bëhet nëpërmjet ankandit, shitjes së lirë të aksioneve, dhënies falas të aksioneve personave fizikë vendas, si dhe me çdo mënyrë tjetër të përshtatshme. Gjithashtu, pretendohet se bie në kundërshtim edhe me Nenin 28 të Ligjit Nr. 9235, datë 29.07.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, që përcakton se për tokat që janë në pronësi të shtetit, organet kompetente të administratës publike ndalohen të lidhin kontrata posedimi a pronësie me të tretë deri në përfundim të procesit të kthimit dhe kompensimit të pronave. Në përfundim, në atë përgjigje argumentohet se miratimi i një projektvendimi që rregullon kriteret dhe procedurat e fitimit të së drejtës së parablerjes nga ushtarakët e Forcave të Armatosura, për objektet që së bashku me trojet funksionale dalin të lira nga ristrukturimi i Ushtrisë Shqiptare, nuk është i mundur deri në momentin e mbarimit të procesit të kthimit dhe kompensimit të pronës.
Çfarë parashikon Neni 39
“... Ushtarakëve aktivë dhe në rezervë u njihet e drejta e parablerjes për objektet së bashku me trojet funksionale, të cilat dalin të lira nga ristrukturimi i Forcave të Armatosura dhe mbeten pronë e shtetit, sipas nevojave për strehim.
Kriteret e përfitimit përcaktohen nga Këshilli i Ministrave”.
E drejta për sigurim banese që kanë ushtarakët prej Statusit
Ushtarakut aktiv të Forcave të Armatosura (oficer, nënoficer, ushtar me pagesë/profesionist), të pastrehuar ose me sipërfaqe të vogël banimi, i jepet kredi për strehim nga buxheti i shtetit.
Ushtarakët aktivë të Forcave të Armatosura (oficer, nënoficer, ushtar me pagesë/profesionist) kur dalin në rezervë, në lirim ose në pension pleqërie dhe janë të pastrehë ose me sipërfaqe të vogël banimi, trajtohen për strehim si ushtaraku aktiv.
Ushtaraku aktiv i Forcave të Armatosura (oficer, nënoficer, ushtar me pagesë/profesionist), i cili është trajtuar sipas këtij neni, kur del në rezervë ose në lirim dhe nuk ka shlyer detyrimet përkatëse, vazhdon t'i shlyejë ato si ushtaraku aktiv.
Përjashtohen nga e drejta e përfitimit, sipas këtij neni, ushtarakët që dalin në lirim për shkak se dënohen me burg për krime me vendim gjykate të formës së prerë.
1 Shtator 2009