Plagoset punëtori i KURUM
ELBASAN - Plagoset punëtori i KURUM-it në Elbasan. Shpërthimi i një prej depozitave të mazutit, në një prej ambienteve të uzinës ka shkaktuar dhe lëndimin e 55-vjeçarit Pëllumb Balilajt. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme dhe mësohet se i plagosuri është në spital në gjendje kritike. Balilaj po punonte në turnin e dytë në uzinë, bashkë me kolegë të tij dhe në momentin e shpërthimit ndodhej pranë depozitës. Nuk dihen ende rrethanat e shpërthimit të saj, duke provokuar dhe plagosjen e Balilajt. Policia e Elbasanit, e lajmëruar për këtë ngjarje ka shkuar në uzinë, për të hetuar shkaqet. Pas këqyrjes së vendit të aksidentit në punë janë shoqëruar disa persona, deri në zbardhjen e momenteve të shpërthimit. Ky është incidenti i radhës në uzinën e shkrirjes dhe përpunimit të metaleve KURUM.