Peru/Vendi bllokohet nga reshjet, evakuohen turistët
Autoritetet peruane kanë urdhëruar evakuimin e rreth rreth 2000 turistëve që janë bllokuar nga reshjet e shumta që kanë përfshirë vendin së fundmi. Një situatë shumë e vështire paraqitet në qytetin më turistik të Perusë, Machu Piçhu, e më konkretisht në rajonin e Cuzco-s. Nga përmbtyjet besohet se kanë humbur jetën deri tani të paktën 2 persona , si pasojë e rrëshqitjeve të tokës që shkatërruan shtëpitë e tyre. Ministri peruan i Turizmit tha se janë marrë masa të menjëhershme për të asistuar turistët të cilët nuk kanë mundur të largohen. Rreth 40 rrëshqitje të tokës janë regjistruar në rajonin e goditur nga përmbtyjet, e disa prej tyre kanë bllokuar disa akse kryesore, një ndër të cilat është edhe hekurudha që lidh Inca-n me qytetin e Cuzco-s. Qindra mijëra njerëz të tjerë janë prekur nga kjo situatë dhe kanë mbetur të pastrehë. Për zonat e përmbytura është vënë në veprim plani i emergjencës. Në Lima, kryeministri Javier Velasquez deklaroi se qeveria peruane ka deklaruar gjendjen e emergjences 60 ditore në disa zona. Për turistët e bllokuar janë vënë në dispozicion edhe helikopterë.