E Diel, 1 Nëntor 2026

Milloshoski: Data për negociata me BE-në nuk varet vetëm nga Maqedonia

Marrja e datës për fillim të negociatave me BE-në nuk varet vetëm nga Maqedonia, por edhe nga Greqia tek e cila duhet të mbizotërojë pragmatizmi, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme Antonio Milloshoski pas hapjes së ambienteve të reja të Ambasadës së Maqedonisë në Republikën e Sllovenisë. "Nëse do ta arrijmë qëllimin - marrjen e datës për fillim të negociatave me BE-në, nuk varet vetëm nga ne. Do të përpiqemi të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë, duke përfshirë edhe intensifikimin e dialogjeve tona me Greqinë fqinje për kontestin bilateral. Por, nëse pragmatizmi dhe mençuria do të mbizotërojnë tek Athina zyrtare nuk do të mundem të përgjigjem. Shpresojmë, edhe pse tani për tani nuk ka sinjale inkurajuese", tha shefi i diplomacisë së Maqedonisë. Milloshoski informoi, tha se ende nuk ka përgjigje për iniciativën e Maqedonisë për takim me ministrin alternativ të Punëve të Jashtme të Greqisë Dimitrios Drucas në prag të Konferencës për ardhmërinë e Afganistanit. Ministri Milloshoski shtoi se përveç çështjes për emrin, çështjet ekonomike-tregtare, kulturore, të sigurisë, si dhe ngritja e nivelit të zyrave për lidhje në ambasada mund të jenë temë e bisedimeve

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›