E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Shuhet" LSI e Vlores, 300 anetare e braktisin per PS

Epidemia e largimit te anetareve prek serish Levizjen Socialiste per Integrim. Dega e kesaj partie ne qytetin bregdetar te Vlores "shuhet" pas braktisjes se 300 anetareve, te cilet levizen drejt Partise Socialiste. Pasditen e djeshme, ne nje aktivitet te organizuar nga socialistet ne ambientet e pallatit te kultures rreth 300 anetare te LSI-se qe ishin edhe pjesemarres ne kete takim kane konfirmuar keshtu prezencen e tyre tashme ne radhet e PS-se dhe largimin e tyre nga LSI. Morand Hoxha e Artan Licaj, ish-anetare te kryesise se LSI-se te Vlores, dhe Albana Hodaj ish-nenkryetare e kesaj partie kane mbledhur dje ata qe sipas tyre i kane zgjedhur per te qene ne radhet e Keshillit Bashkiak te qytetit, me siglen e LSI-se. Gjithashtu anetaret me te rinj te Partise Socialiste falenderuan dhe shprehen te gjithe mbeshtetjen qe tashme kjo pjese e LSI-se i jep Partise Socialiste, qe sikunder u shprehen ata vete "eshte fitorja e sigurt ne zgjedhjet e 28 qershorit". "Ky ishte nje detyrim i yni dhe nje kerkese e juaja, qe t'ju jepnim llogari dhe njekohesisht t'ju ftonim ne ate qe ne e konsiderojme rrugen e fitores, qe eshte Partia Socialiste. Ju faleminderit per mbeshtetjen tuaj", tha Morand Hoxha. Po diten e djeshme, kane vijuar rrjedhjet e anetareve ne LSI. 24 anetare te komitetit drejtues te LSI-se ne zonen e Kamzes kane braktisur dje kete parti, per t'u bashkuar me Partine Socialiste. Ish-anetaret e LSI akuzojne kryetarin Meta, per bashkepunim me Berishen. O.Hila


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›