Përurohet objekti që krijon kushtet më të mira për qeveritarët në rajon

Presidenti, kryeministri, ministri i Administratës Publike dhe përfaqësuesi i kompanisë Mabetex kanë prerë të mërkurën shiritin me rastin e inaugurimit të objektit të ri qeveritar, ish - Pallati i Mediave, me çrast u vlerësua se me këtë rast po krijohen kushte dhe mundësi të reja për ngritjen efikasitetit të punës së Qeverisë së Kosovës.
Presidenti Fatmir Sejdiu theksoi se inaugurimi i objektit të ri qeveritar do të ofrojë mundësi më të mira për punën e një personeli të madh të zyrtarëve qeveritarë.
Besoj se në këtë trend do të vazhdohet edhe me objektet tjera të institucioneve të Republikës, sepse siç e dini edhe vetë, nuk është e mjaftueshme kapacitetet apo fondi ekzistues për shumë nga institucionet, ka thënë Sejdiu, transmeton KosovaPress.
Kurse kryeministri Hashim Thaçi tha se ky objekt i bukur i ndërtesës së rinovuar të Pallatit të Mediave krijon kushtet më të përshtatshme në rajon për punën e institucioneve të vendit dhe krijon kushte, hapësirë dhe mundësi të shumta për punën e shumë ministrive dhe të një personeli të madh.
Një nga zotimet tona që në fillim ka qenë nxjerrja e institucioneve apo e ministrive nga objektet me qira e private dhe ndërtimi apo renovimi i objekteve adekuate, përshtatja e tyre, ka thënë Thaçi.
Ndonëse, sipas zyrtarëve të Ministrisë së Administratës Publike, ende nuk është bërë e qartë se cilat ministri do të vendosen këtu, kohë më parë është thënë se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale do të jenë dy prej ministrive që do të akomodohen në objektin e ri. Gjithashtu Ministria e Forcës së Sigurisë ka mundësi që të jetë pjesë e këtij objekti.
Por, sipas kompanisë Mabetex, që ka kryer punimet, objekti nuk do të jetë i gatshëm tërësisht për të pritur ministritë e reja, para majit të vitit të ardhshëm.