E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, arrestohet 18-vjeçari, u kap me një sasi droge



Policia e Tiranës arrestoi një 18-vjeçar, i cili u kap me një sasi lënde narkotike. Në prangat e uniformave blu ra Barent Pëllumbi, lindur dhe banues në Tiranë. Sipas burimeve nga policia, ndalimi i tij u krye pasi gjatë shoqërimit të tij, së bashku me shtetasin Antonio Leka, për të cilët dyshohej se merreshin me shitje bimësh narkotike pranë rrugës “Gjon Buzuku” për në Policinë e Tiranës, është konstatuar duke hedhur poshtë sediljes së mjetit të policisë me targa Policia 1478, gjashtë qese farmacie të mbushura me bimë të dyshuara narkotike, të cilat pasi u peshuan rezultuan të peshës 34.6 gr me gjithë ambalazh. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sasia prej 34.6 gr me gjithë ambalazh, bimë me ngjyrë jeshile, me aromë dhe karakteristika si ajo e bimës narkotike kanabis sativa, e një telefon celular të tipit “Nokia”. 18-vjeçari i ndaluar akuzohet për kryerjen e veprës penale të “prodhimit, mbajtjes e shitjes së lëndëve narkotike”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›