Qipro arrihet marreveshja per dhenien e kredise prej 10 miliard eurosh
Nuk do të ketë taksa për kursimet por një ristrukturim bankar dhe ndarje për depozitat që kalojnë e shifrave prej 100 mijë eurove. Marrëveshja e arritur gjatë natës ndërmjet ministrave të financës të Bashkimit Europian dhe Qipros për të shpëtuar ishullin nga falimentimi ruan depozitat e nivelit mesatar por godet rëndë ata që kanë depozita të mëdha. Presidenti i eurogrupit ka premtuar se asnjë nga masat e marra nuk do të prekë kursimet nën kuotën e 100 mijë euorve. Sipas tij arritja e marrëveshjes ka të bëjë me ruajtjen e depozitave në brendësi të Bashkimit europian. Ndër të tjera marrëveshja përfshin edhe likuidimin e bankës Laiki, institujti i dytë më i rëndësishëm bankar në vend. Mendohet se do të jetë rreth 40 për qind shuma e mbledhur nga depozitat e kësaj banke që do shkojë për mbushjen e deficitit. Gjithashtu edhe Banka e Qipros do të ristrukturohet dhe në këtë rast likujdimet do të shkojnë për plotësimin e deficitit. Nikozia do të marrë pjesën e parë të një pakete prej 10 miliard eurosh në fillim të muajit maj, si dhe do të krijohet një grup pune specifik për të shpëtuar ekonominë qipriote.