Lezhë, 3 persona në pranga për falsifikim monedhash
LEZHË- Tre persona, banues në Lezhë, u arrestuan në orët e para të mëngjesit të sotëm me akuzën e veprës penale “Falsifikim të monedhave”.
Sipas zëdhënëses së policisë së Lezhës, Eliona Nika, të arrestuarit janë, Gjokë Dodaj, 20 vjeç, banues në Fshatin Barbullojë, Lezhë, Drilona Gjinaj, 22 vjeçe, banuese në fshatin Ishull Lezhë dhe Gjergj Nikolli, 33 vjeç, banues në lagjen”Beselidhja” të qytetit Lezhë, të cilëve në cilësinë e proves materiale iu sekuestruan gjithsej 150 euro të dyshuara si të falsifikuara.
Nga këto, 50 euro i përkasin një siguracioni të blerë nga ana e tyre, ndersa 100 eurot e tjera iu gjenden gjatë kontrolli shtetasit Gjokë Dodaj.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë.
(er.nu/ata/BalkanWeb)