E Martë, 3 Nëntor 2026

Përvetësoi 3 milionë euro përmes mashtrimit, Prokuroria e Korçës çon në gjyq ish-punonjësen e postës private

Prokuroria e Korçës ka dërguar për gjykim ish-punonjësen e postës private pasi ka përvetësuar përmes mashtrimit 3 milionë euro.

E pandehura, ka kryer transaksione të shumëfishta fiktive duke blerë mallra tek persona të tjerë dhe duke raportuar fiktivisht se këto mallra ishin paguar, por duke mos depozituar pagesat në llogarinë e postës private duke përfituar në këtë mënyrë nëpërmjet mashtrimit një vlerë rreth 3 milionë euro.

“Me urdhër të Prokurorit, shtetasja A.B. është ndaluar dhe iu sekuestruan disa automjete luksoze të cilat janë produkt i veprës penale të mashtrimit, të cilat ajo i kishte vendosur në emër të të afërmve të saj.

Prokuroria Korçë po heton paralelisht për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal për të identifikuar pasuri të tjera me origjinë të paligjshme dhe për të identifikuar dhe vënë nën përgjegjësi penale personat e përfshirë”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›